Politike15 Prill 2024, 12:00

'Lëri ironitë, mos bë lojëra fjalësh"/ Ministrja Koçiu "jep llogari" në Komisionin e Shëndetësisë, opozita: Vdiqën 4 pacientë!

Shkruar nga Pamfleti

 

'Lëri ironitë, mos bë lojëra fjalësh"/
Debatet në Komisionin e Shëndetësisë

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Shëndetësisë, ku e pranishme është dhe ministrja Albana Koçiu.

Ministrja po jep llogari për herë të parë për zjarrin që ka ndodhur pak ditë më parë në QSUT që ka nxjerrë jashtë funksionit shërbimin e urgjencës.

“Sa i përket incidentit, pa dashur të normalizoj dhe të jap më shumë rendësi se dihet, është në hetim nga prokuroria, por nga të dhënat paraprake nga grupi i punës mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik të ndodhur nga dhomat teknike ku ka patur djegie të kabujve elektrike, pa dëmtuar pajisjet biomjeksore të spitalit.

Sot që flasim në QSUT vijon normalisht puna dhe i vetmi shërbim që është zhvendosur është urgjenca kardiake dhe ajo e sëmundjeve të brendshme.

Kjo falë protokolleve të ndjekura dhe standardeve në ndërtim, janë zhvilluar procedurat për ta rikthyer këtë shërbim në gjendje pune. Kompania ka nisur punën për rehabilitimin, punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj për ta rikthyer shërbimin.” është shprehur Koçiu.

Mbledhjen e kaluar në komision, Albana Vokshi bëri një denoncim të rëndë, duke iu referuar burimeve të saj, se 4 pacientë të intubuar kishin humbur jetën si pasojë e mungesës së energjisë në QSUT.Por ky institucion mohoi akuza, ndërsa tha se në QSUT nuk ka humbur jetën asnjë pacient për shkak të këtij defekti teknik.

Koçiu gjatë fjalës së saj tregoi detaje mbi ngjarjen, ndërsa theksoi se zjarri ishte shkaktuar në një dhomë teknike, pas një defekti teknik, pa asnjë pasojë.

Debati në Komision:

Klodiana Spahiu PS:  Mendova që edhe kryetarja do t’i fokusohet pyetjeve dhe nuk do të bënim politikë, sepse të gjithë ishin të interesuar të dinim më tepër. Ju e drejtoni dhe po e pranoni hapur se aty jeni politikisht

Zheni Gjergji PD: Patjetër.

Klodiana Spahiu PS: Në 2014-2016 ju e dini shumë mirë shërbimi i kardiologjisë ishte 8 me 4 dhe pastaj, do të flas si mjeke. Nëse do të ballafaqohesh me fakte. Të arrijmë në një konkluzion. Aty është investim që është përshëndetur nga të gjithë shqiptarët. A ka pasur një plan për shpërndarjen e punës? Sa ka qenë numri i urgjencave që qytetarët kanë marrë shërbim.

Florenc Spaho PS: Po bën debat me çdo koleg të maxhorancës, mos bëj debat me çdo koleg të maxhorancës, lërja kolegëve të tjerë.

Zheni Gjergji PD: Ishe jashtë procedure.

Zheni Gjergji PD: Vazhdoni pyetjet zoti Spaho. Lëri ironitë, vazhdo. Mos bëni lojëra fjalësh.

Florenc Spaho PS: Ne jemi shembull që duhet të na merrni, e keni treguar se çfarë dini të bëni.