Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ka paralajmëruar këtë të shtunë se PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Barazinë Gjinore.
“Do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për barazinë gjinore. Mos prisni ndonjë gjë nga Gjykata Kushtetuese, ajo ka faktuar se është nën kontroll. Do bëjmë gjithçka që ta qartësojmë para çdo qytetari këtë ligj dhe të kërkojmë referendum për abrogimin e tij”, tha ai.
Kujtojmë që parlamenti miratoi me datë 6 nëntor ligjin për barazinë gjinore, me 77 vota pro dhe 36 kundër kundër, ndërsa për këtë çështje pati një debat të madh në opinionin publik.
Lini një Përgjigje