TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Nëntor 2025, 12:48

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Mbështetja e kandidatëve të pavarur nuk ishte gabim

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Mbështetja e kandidatëve të
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se strategjia e përdorur nga PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, nuk ishte një gabim.

Sipas tij, kjo tregoi se skenari i kryeministrit Rama nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërsa shtoi se PS u braktis nga qytetarët.

“Mbështetja e kandidatëve të pavarur nuk ishte gabim. Opozita duhet të tregojë vullnet për hapje. Kjo faktoi se në asnjë variant Rama zgjedhje nuk bën.

Populli e braktisi Ramën, braktisje ekzemplare, kjo tregon që ne si opozitë duhet të kapitalizojmë revoltën në shpirtin e zemrat e shqiptarëve e ta kthejmë në energji të fuqishme në përmbysje të regjimit”, tha Berisha në bashkëbisedim me qytetarët online.

sali berisha zgjedhjet e pjesshme lokale

Lini një Përgjigje