TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Nëntor 2025, 13:19

Majlinda Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

Shkruar nga Pamfleti

Majlinda Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj faktit që dosja e ish-kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, shkoi për gjykim në GJKKO.

Berisha u shpreh se ndaj Bufit ka pasur denoncime të shumta nga “qytetarët digjitalë”, ndërsa akuzoi drejtësinë për mungesë rezultatesh konkrete.

"Majlinda Bufi, shoferi i të cilës bënte drogë dhe kishte 1 mijë probleme. Duhet të shoh sepse çfarë ndodh me këta të pandehurit e SPAK-ut, gjer sot nga të gjithë shifrat që japin ka vetëm 2 të dënuar për korrupsion, Lefter Koka dhe Alqi Bllako.

Këta luftojnë për statistika, ndaj s’mund të kem besim pa parë rezultatin çfarë po ndodh, që Bufi ishte një delinkuente e kanë denoncuar qytetarët digjital dhe unë u kam publikuar mesazhet. Përfundim duhet të shihet sepse jam i zhgënjyer nga moria e pafundme e akuzave boshe. 251 mandate arresti kallp, janë njoftuar përpara dhe kanë ikur, mandate të pa ekzekutuara", tha ai.

Kujtojmë se SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila akuzohet se ka ushtruar presion ndaj një qytetari që të mos votojë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

SPAK ka marrë të pandehur Bufin për veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

 

Lini një Përgjigje