TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2026, 23:08

“Linda gënjeu në deklarimin e pasurisë”, PD-ja i shkon Ramës në Surrel me ‘metër në dorë’: Ka mashtruar për sipërfaqen e vilës! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Linda gënjeu në deklarimin e pasurisë”, PD-ja i

Nga të dhënat e marra nga 'ASIG Geoportal' shtëpia e kreut të qeverisë, sipas PD, rezulton 58.42 metra e gjatë...

Partia Demokratike në mbështetje të deklaratave të Sali Beirshës, se vila në Surrel e Edi Ramës është më e madhe se sa është deklaruar nga vetë kryeministri dhe bashkëshortja e tij, kanë vendosur të zbresin në terren për të vrëtetuar pretendimet e kreut të partisë.

Berisha ka deklaruar se vila është 57 metra e gjatë, Rama e ka mohuar këtë, ndërkohë nga të dhënat e marra nga ASIG Geoportal shtëpia e kreut të qeverisë, sipas PD, rezulton 58.42 metra e gjatë.

Megjithatë, pretendimi më i rëndë lidhet me sipërfaqen totale të tokës. Sipas denoncimit, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, deklaron të jetë pronare e një toke me sipërfaqe 4483.5 metra katrorë. Në kontrast të fortë, sipërfaqja e rrethuar e pronës sipas PD-së, rezulton të jetë 8259.24 metra katrorë, pra pothuajse dyfishi i asaj të deklaruar.

Sot jemi nisur për të parë se ku jeton kryeministri jonë, beu i Surelit. Nga ç'tanisëm këtu është e paimagjinueshme. E kishim dëgjuar, por është tjetër gjë në realitet. Sipërfaqja që jeton beu i Surrelit është një sipërfaqe më e madhe sesa pallati mbretëror që sot është pallati i brigadave, me gjatësi më shumë se pjesa dërrmuese e institucioneve në vendin tonë si bashkia, ministria, pallati i kongreseve dhe kryeministria, dhe me metra katrorë më shumë sesa kuvendi, parlamenti që ulen 140 deputetë. Ky është sheiku i Ballkanit, kryeministri i vendit më të varfër në Evropë, që jeton si aga në këtë çiflik, që nuk e ka trashëguar nga askush, por i zaptuar dhe i grabitur nga kusari i pangopur Edvin Rama, i cili pretendon se e ka ndërtuar me të ardhura si emigrant në Francë.

Në fakt, emigrimi jot mbahet mend vetëm për tasin me makarona dhe duart e pista me thonj të paprerë. Populli thotë se zora e zbrazët velet me një copë bukë thatë. Sa për syrin e babëzitur, nuk i del bota gjerë e gjatë. Prandaj kemi ardhur këtu sot për të folur gjerë e gjatë për gjerësinë dhe gjatësinë e sarajeve të tua.

Në fakt është 58 metër. Ti që nuk di se sa metra katrorë e ke shtëpinë, unë sot kam ardhur të të ndihmoj me këtë metër. Do ta lë këtu, për ta masur në sy të shqiptarëve, duke i kërkuar dhe falje kryetarit të Partisë Demokratike, i cili nuk di të masi vetëm me metër, po ty të mat edhe me sy. Po prit se kemi akoma për të matur. Nuk e solla këtë metrin vetëm për gjerësinë dhe gjatësinë e shtëpisë tënde, por të masësh bashkë me Lindën të gjithë sipërfaqen e zonës së rrethuar, pasi Linda jote deklaron se është pronare e tokës me sipërfaqe 4483.5 metër në Surrel, ndërkohë që toka e rrethuar nga ju është 8259.24 metër katror. Modeli i Lindës u bë shembull duke u ndjekur si model nga të gjithë bashkëpunëtorët e organizatës tënde kriminale, ku shumëzohet për dy e ku pjestohet për dy. Linda pjeston për dy, Qysi shumëzon për dy. E se merre vesh, matematikë e ngatërruar kjo e juaja. Metrin e ke këtu”, thuhet ndër të tjera në videopostimin e PD-së.

rama berisha pd

1 Komente

  1. A
    Argjita Dhipi

    Para se te masni ne Surrel, shkoni tek kompleksi PARTIZANI, ne PORTO - ROMANO, tek Fazllici,

    Lini një Përgjigje