TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2025, 19:15

Lobimi 6 milionë dollarë në SHBA, Berisha: Rama i tmerruar, do të shohë keq nëse prek votën

Shkruar nga Pamfleti

Lobimi 6 milionë dollarë në SHBA, Berisha: Rama i tmerruar, do

Kreu demokrat Sali Berisha shprehet optimist se tashmë zëri i opozitës jo vetëm ushton në të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës, por ka edhe një avokat të fuqishëm, që janë Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për Syri TV, nga Valencia, atje ku po zhvillohet Samiti i PPE-së, Berisha tha se opozita, interesat dhe kauzat e saj, kanë për avokat, avokatin më të fuqishëm aktual të SHBA dhe kjo ka tmerruar Edi Ramën dhe vasalët, do të thosha, megafonët e tij.

Në këtë kuadër, Berisha u shpreh se ata nuk dinë çfarë flasin për një kontratë, që synon jo vetëm mbështetjen e kauzave të sotme, por dhe të atyre të qeverisjes së PD dhe opozitës.

“Unë e kuptoj që kanë shumë të drejtë që janë shqetësuar. Shumë gjëra unë i kam thënë edhe gjatë fushatës, do të shohin keq ata që janë përpjekur të shkelmojnë vullnetin e shqiptarëve, votën e lirë të tyre. Ata të cilët kanë përdorur pushtetin për pasurim, etj.

Pra, opozita është në sulm të plotë, total, frontal”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje