TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2025, 18:35

“Kam pasur përplasje me disa burra”, Rama: Bufi si Luli ka probleme me matematikën, 7x7= 6 milionë dollarë

Shkruar nga Pamfleti

“Kam pasur përplasje me disa burra”, Rama: Bufi si Luli ka

Roskoveci është ndalesa e rradhës e Kryeministrit Edi Rama në Qarkun e Fierit, në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Kreu socialist e ka nisur fjalimin me një batutë kur tha se “kam pasur përplasje me disa burra, por ç’të bëj unë që Roskoveci është burrë, ndërsa ajo që e ka formësuar kështu është një grua”.

Duke u ndalur te sondazhet e fundit, Rama u shpreh se ato tregojnë Partinë Socialiste si forcën kryesore politike në vend dhe një shumicë qytetarësh që besojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur.

Ai kritikoi mënyrën se si analizohen këto sondazhe nga disa aktorë, duke i akuzuar ata për fyerje ndaj qytetarëve, pasi i trajtojnë sikur janë të blerë apo të manipuluar.

“Besoj shumë se këto janë ditët kur duhet tu japim një mundësi atyre që nuk janë të informuar, nuk janë të qartë dhe nuk janë të bindur se çfarë transformimi ka ndodhur në Shqipëri në këto tre mandate. Aq më tepër kur shumë nga gjërat që do shikoni, nuk gjenden dhe nuk shihen askund. Ju jeni pararoja e bashkësisë së grave të kryeqytetit të socialistëve. Juve ju ka sjelle bindja se kemi bërë shumë dhe kemi shumë për të bërë. Ka plot të tjerë që nuk kanë mundësi ta shohin progresin e Shqipërisë në pasqyrat e televizorëve, ku arrihet deri në marrëzinë që teksa publikohen sondazhet që na japin fitues në të gjithë kanalet, sondazhe të bërë nga lloj lloj grupesh, ata që i komentojnë fyejnë një popull të tërë, duke komentuar faktin që shumica e mbështesin PS, shumica mendojnë që Shqipëria është në drejtimin e duhur, si një sëmundje. Duke thënë që ky popull është sëmurë, ky popull është i trembur, i shitur”, tha kryeministri.

Gjithashtu Rama ironizoi Lulzim Bashën dhe Sali Berishën duke thënë '7x7 = 6 milionë, duke iu referuar edhe lobimit të PD në SHBA.

 'Luli thoshte 7x7 42, tani doli dhe bufi 7x7 6 milionë', tha ai. 

Rama theksoi se qeveria e tij trashëgoi mbi 700 milionë euro borxhe, të cilat sot janë shlyer dhe borxhi publik është ulur. Ai paralajmëroi se, po të mos ishte votuar Partia Socialiste në 2013, vendi do të kishte rrezikuar të përballej sërish me kriza si ato të skemave piramidale të viteve ’90.

'Ne trashëguam më shumë se 700 mln euro borxh dhe sot nuk kemi asnjë borxh ndaj asnjë kompanie dhe e kemi ulur borxhin. 25 për qind kredi të këqija është drita e kuqe e alarmit. Piramidat e sudes dhe të xhaferrit do të ishin përsëritur sërisht sot nëse në 2023 me votë shqiptsrët nuk do të kishin vendosur që të na jepnin ne besimin', tha ai. 

Kryesocialisti Rama ka folur edhe për pagat. Ai tha se me ardhjen në pushtet të PS do të ketë një rritje të pagave për mësuesit, mjekët dhe infermierët. 

'Synimi ynë është që në Shqipëri paga minimale të jetë 650 euro. Paga mesatare, 322 euro ishte dhe këtu e ndikonte sektori publik dhe sot është 848 euro paga mesaatare, 2.6 herë më e lartë. Në sektorin publik për mësuesit infermierët dhe mjekët, 372 euro e kishin dhe 1 mijë euro e kanë sot mesatarja dhe do të shkojë në 1200 euro', tha ai.

 

Lini një Përgjigje