Politike17 Maj 2024, 20:11

Luan Baçi shpërthen ndaj Felajt për akuzat në Parlament: Kërko ndjesë nëse ke dinjitet zonja gënjeshtare

Shkruar nga Pamfleti

Luan Baçi shpërthen ndaj Felajt për akuzat në Parlament:
Deputeti demokrat Luan Baçi ka reaguar sërish, duke sqaruar pozicionin e tij lidhur me foton e publikuar në media ku ai shfaqet me vrasësin e efektivit në Fier.

Deputeti ka reaguar sërish duke marrë shkas nga deklarata e djeshme në Kuvend nga deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj.

Baçi sqaron se fotoja në fjalë është realizuar tre vite më parë, kur dhe vetë autori nuk kishte asnjë rekord kriminal në jetën e tij.

Nisur nga kjo, Baçi thotë se për qëndrimin e tij për vrasjen e policit ai e ka bërë publik në disa media, ndërsa i kërkon që të tërheqë deklaratat e saj.

Reagimi i plotë i Luan Baçit:

Ermonela Felaj, zv.kryetare e Parlamentit, e padenjë, për këtë detyrë, e denjë vetëm për të drejtuar në mënyrë arbitrare dhe me arrogancë, ndonjë seancë parlamentare, që i le Nikolla!

E shfrytëzon karrigen ku ulet dhe butonin që ka përpara, për t’u hakmarrë ndaj deputetëve të opozitës, duke ju ndërprerë fjalën, sa herë që ajo do, por edhe për të mashtruar opinionin publik, për të bërë politikë edhe në raste fatkeqësish, si në rastin e vrasjes së punonjësit të policisë në Fier!

Në seancën e dt. 16 Maj, zj Felaj, duke shfrytëzuar mungesën time në disa minuta, na paska deklaruar se deputetët e opozitës nuk qenkan distancuar nga  krimi që ndodhi në Fier, për vrasjen e policit dhe nuk kërkuan që autori të dorëzohet!

Dhe patjetër "përkthimin" e emrit të deputetit të opozitës ja ka bërë menjëherë media që është në dispozicion të tyre, edhe kur këta gënjejnë!

Shfrytëzuan një foto timen të dalë me autorin e krimit 3 vjet më parë, kur ai ishte vetëm 19 vjeç dhe krejt i pafajshëm dhe filluan sulmin si skutha dhe në mënyrë të paturpshme!

Zj. Gënjeshtare, arroganca dhe mendjemadhësia juaj, garancia që ju jep partia juaj, duke ju punësuar me farë e me fis në prokurori, gjykata dhe në çdo zyrë të shtetit, në mënyrë abuzive, ju ka errësuar arsyen dhe bëni deklarata të pa vërteta, duke gënjyer paturpësisht!

Po ju vë në dispozicion një nga prononcimet e mia,  të shumta për këtë çështje, të dhënë në një nga mediat afër jush!

Dëgjojeni me kujdes, bëni durim disa minuta dhe tërhiqi shpifjet dhe gënjeshtrat e tua bajate!

Kërko ndjesë, po të ka mbetur një fije dinjiteti prej zonje!

luan baci ermonela felaj