
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka folur për vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në SHBA.
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn ka folur sot për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të SPAK edhe Drejtorit të BKH-së.
Në konferencën ajonale të OSBE-së, VanHorn theksoi se procesi i zëvendësimit të Altin Dumanit, duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i pa ndikuar nga jashtë.
VanHorn theksoi gjithashtu se prioritet i Prokurorisë së Posaçme dhe SHBA është lufta kundër organizatave kriminale. Sipas saj, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit të Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara dhe SPAK-ut u ndërtua në kohë.
VanHorn shtoi se SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur.
"Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar.
SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme.
Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër", u shpreh Nancy VanHorn.

Lini një Përgjigje