TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 12:05

Lufta për vulën e PD, Berisha kërcënon Ramën dhe Ballën për 3 Marsin: Do mbani përgjegjësi personale

Shkruar nga Pamfleti
Lufta për vulën e PD, Berisha kërcënon Ramën dhe
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla se do të mbajnë përgjegjësi personale për vendimin që merr Gjykata për PD në datë 3 Mars.

Ai kërcënoi veçanërisht nga protesta, Taulant Ballën,  i cili nga Kuvendi la të nënkuptohet se Gjykata më 3 mars do ja japë vulën e PD-së Enkelejd Alibeajt.

Berisha tha se për çdo vendimn armiqësor ndaj PD dhe opozitës do të lërë përgjegës Ballën dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

“Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare. Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra. Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë.
Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon! 3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin.
3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë“, deklaroi Berisha.

Gjyqi për vulën e PD

Data 3 mars 2023  do të jetë “beteja” përfundimtare mes dy kampeve brenda Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë se kush do ta drejtojë partinë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj, i cili aktualisht ka edhe vulën e partisë.

 “Apeli” ka vendosur që të shqyrtojë ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, katër ditë para regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore.

Gjykata ka pranuar shqyrtimin e apelimit që Alibeaj i bëri vendimit të Agron Zhukrit që më 25 mars të vitit të shkuar, pranoi regjistrimin e statutit, logos dhe vulës së grupimit Berisha.

Kjo seancë gjyqësore do të vendosë mbi fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, si edhe do të zgjidhë përfundimisht ngërçin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke ndarë kështu se cili nga kampet do të regjistrohet për zgjedhjet vendore nën siglën e PD-së.

Çështja do të shqyrtohet nga Elona Mihali e cila do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Situata në Kuvend, gjysma e deputetëve të përjashtuar nga senaca

Sot paralelisht me protestën është mbajtur edhe seanca plenare e cila ka nisur me tensione, ku deputetët demokratë kanë bllokuar sërish foltoren.

Sali Berisha dhe 7 deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të kaosit të shkaktuar në seancat e shkuara. Ata kanë tentuar të hyjnë në Parlament, por janë ndaluar nga Garda.

Gjashtë deputetët e përjashtuar së fundmi kërkuan anulim të vendimit të Komisionit të Etikës, por kjo u rrëzua nga Byroja e Kuvendit.

Gjashtë deputetët e përjashtuar janë Lindita Metaliaj e përjashtuar me 5 ditë,  Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.

Të përjashtuar në këtë seancë janë edhe Sali Berisha dhe Flamur Noka, të cilët nuk i kanë plotësuar ende ditët e përjashtimit. Jashtë Parlamentit, Oerd Bylykbashi tha se Garda përdori dhunë fizike ndaj deputetëve.

3 marsi vula e pd berisha rama protesta e opozitës

Lini një Përgjigje