TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2025, 17:28

"Luftë e përgjakshme në listat e hapura të opozitës", Çollaku: PD ka dështuar nëse nuk rrëzon Ramën

Shkruar nga Pamfleti

"Luftë e përgjakshme në listat e hapura të

Kandidati i listës së hapur në qarkun e Tiranës, Kreshnik Çollaku, ka folur lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve elektorale në 11 Maj.

Çollaku ka folur me tone të ashpra ndaj kodit zgjedhor, duke thënë se është një kod i padrejtë, për të cilin ndihet i lumtur që nuk e ka votuar. Ai u shpreh se pas 12 Majit, kodi do duhet të ndryshohet.

Sipas kandidatit të PD, mungesa e debati politik mes palëve është i qëllimshëm nga mazhoranca. Ai tha se ka një luftë gati e përgjakshme brenda llojit, në listat e hapura, ndërsa e cilëson si një situatë anormale.

“Përveçse betejës politike të krerëve, kryetarit të opozitës dhe kryetarit të mazhorancës, betejë politike nuk shikoni. Edhe në fakt, betejën politike po e mbajnë mbi kurriz kandidatët e listave të hapura, mendoj me ndonjë përjashtim tek-tuk. Kjo jo për çështje politike apo të natyrës; është vetë sistemi që e imponon këtë gjë. Pra kemi 12 njerëz tërësisht të relaksuar në Tiranë nga dy kampe dhe kemi 37 të tjerë në një luftë të përgjakshme.

Betejën secili e bën sikur të jetë ai përfituesi apo gjenerali i çdo beteje. Ja u thashë, është një luftë gati e përgjakshme brenda llojit, në listat e hapura, edhe është një situatë anormale, atipike, në këta që drejtojnë në pjesët e mbyllura të listave, gjë që, ja u thashë, deformon thellësisht klimën politike. Nuk ka debate politike, pavarësisht energjisë tonë. Publiku duhet të përfitonte debatin politik në vend. Debati kundra mazhorancës me ata të opozitës që nuk, në fakt, nuk ka. Edhe gjeneza, në fakt, është ky kod i deformuar zgjedhor dhe anormal dhe i shëmtuar zgjedhor, i cili nuk i jep mundësi njerëzve. Do duhet ta ndërrojmë këtë kod nga 12 maj e prapa”, tha Çollaku për “Report Tv”.

Çollaku vijoi duke thënë se objektivi i vetëm i Partisë Demokratike është të rrëzojë Edi Ramën dhe jo të shtojë numrat në opozitë. Nëse nuk e rrëzojnë Ramën, sipas tij, për PD-në do të ishte një dështim.

"Partia Demokratike ka vetëm një objektiv, që unë mendoj është sukses, por gjithashtu edhe dështim: rrëzimin e Edi Ramës. Në rast se ndodh, është sukses politik; në rast se nuk ndodh, është dështim politik. Duhet të jemi të ndershëm, në këtë betejë jemi për të rrëzuar Edi Ramën, jo për të shtuar mandatet në opozitë, sepse s’ka kuptim asnjë mandat në opozitë, në rast se ne nuk realizojmë suksesin politik, për veten, për opozitën dhe për mbështetësit tanë dhe për njerëzit. Pra edhe suksesi ynë matet me një goditje: rrëzojmë apo jo Edi Ramën”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje