TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2026, 17:48

Macron reagon për takimin me Ramën: Franca rikonfirmon mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Macron reagon për takimin me Ramën: Franca rikonfirmon
Rama-Macron

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një vizitë zyrtare në Paris, ku u prit nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee. Takimi u zhvillua në formën e një dreke pune dhe zgjati mbi dy orë.

Sipas njoftimit zyrtar, vizita u zhvillua në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Francës, me fokus forcimin e partneritetit strategjik, procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe çështje që lidhen me sigurinë dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s.

Pas takimit, Presidenti francez Emmanuel Macron reagoi në platformën “X”, ku vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rikonfirmoi mbështetjen e Francës për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Mirë se erdhe, i dashur Edi Rama! Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës janë shumë të mira në inovacion, arsim, kulturë dhe turizëm, tregojnë afërsinë tonë.

Ne dëshirojmë t’i japim një shtysë të re këtij partneriteti, duke forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe atë në mbrojtje. Franca rikonfirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për vazhdimin e reformave të nevojshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, shkroi Macron.

Vizita e Ramës në Paris vjen në vijim të kontakteve të rregullta mes dy liderëve, të cilët janë takuar në disa raste gjatë viteve të fundit, si në Paris ashtu edhe në Tiranë, ndërsa Shqipëria e konsideron Francën një nga mbështetëset kryesore të perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.

rama macron

Lini një Përgjigje