TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2025, 17:21

Maliqi ‘parashikon’: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të bashkohen!

Shkruar nga Pamfleti

Maliqi ‘parashikon’: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të

Ish-deputeti i LSI, Lefter Maliqi e ka cilësuar arrestimin e Ilir Metës si "arrest politik".

Ai theksoi se Meta, ndryshe nga të tjerët, nuk i është shmangur kurrë drejtësisë dhe gjithmonë u është përgjigjur thirrjeve të prokurorisë.

Maliqi u ndal edhe te situata brenda Partisë së Lirisë, ku pranoi se mungesa e liderit historik ka krijuar një vakum, por kritikoi ashpër ata që, sipas tij, e braktisën atë për interesa personale.

Po ashtu Maliqi bëri një parashikim, ku tha se pasi të dalë nga burgu Meta mund të bashkohet me Kryemadhin.

"Urimi dhe bindja ime është që kur të dalë nga burgu, do të bashkohen me Monikën. Kjo është dëshira dhe besoj që do të ndodhë," tha ai.

Maliqi argumentoi se ribashkimi i tyre do të ishte thelbësor për të ardhmen politike të kreut të PL.

Lini një Përgjigje