TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Dhjetor 2025, 12:40

"Mandati im në Bashkinë e Kuçovës u grabit", Maliqi: Kutitë u ndërruan në një dhomë sekrete

Shkruar nga Pamfleti

"Mandati im në Bashkinë e Kuçovës u grabit",

Ish-kandidati dhe ish-deputeti Lefter Maliqi ka folur lidhur me zgjedhjet lokale të 2023, pasi beteja për Bashkinë e Kuçovës nuk është shuar.

Ai vijon luftën e tij ligjore, duke hedhur akuza të rënda për manipulim të rezultatit dhe vjedhje të mandatit, të cilin ai shprehet se e fitoi.

Maliqi ka treguar detaje rreth asaj që ai e quan “krim elektoral”. Sipas tij, ndryshimi i rezultatit ka ndodhur nëpërmjet ndërrimit të gjashtë kutive të votimit brenda një “dhome të fshehtë” në ambientet e KZAZ-së së Kuçovës. Ai shprehet se deri në mesditën e ditës së zgjedhjeve, ishte në avantazh me 462 vota.

Sipas tij, ngjarja më e rëndë, ka ndodhur gjatë natës, kur komisionerët janë larguar në bllok nga KZAZ-ja për rreth dy orë, nga ora 23:20 deri në 01:40, me justifikimin “për t’u larë”. Pikërisht gjatë kësaj mungese, ish-deputeti pretendon se është kryer ndërrimi i kutive në dhomën sekrete, duke përmbysur vullnetin e qytetarëve.

Akuzat e tij nuk ndalen vetëm tek procesi zgjedhor. Maliqi akuzon kryebashkiakun aktual të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për abuzim të fondeve publike dhe tenderë korruptivë. Për më tepër, ai shprehet se ka dorëzuar prova në institucionet përkatëse që një muaj para zgjedhjeve, sipas të cilave Hajdari kishte fshehur një dënim të mëparshëm në Greqi, fakt që duhej të kishte çuar në skualifikimin e tij nga gara, por sipas Maliqit, u neglizhua nga institucionet.

“Tani gjithë këtë betejë dhe gjithë këtë luftë apo mosulje të armëve, unë do e vazhdoj derisa Hajdari të vejë drejt drejtësisë, drejt prangave dhe kam një bindje totale që ka abuzuar në mënyrë të tmerrshme me taksat e qytetarëve të Kuçovës dhe deri në momentin që do vendos shiritin e një mandati të grabitur për t'i treguar banorëve të Kuçovës, të majtëve të ndershëm dhe të djathtëve të ndershëm, të cilët më kanë votuar në 2023-shin, që Kuçova do të ndryshojë brenda gjashtë muajve, për shkak sepse do të hiqen të gjitha tenderët korruptivë, duke filluar që nga pastrimi i Viola Green, tenderi i qenve dhe shumë tenderë të tjerë të cilët janë abuzivë në Bashkinë e Kuçovës.

Të nderuar teleshikues, unë nga natyra jam ushtarak që 14 vjeç. Jam zbatues i ligjit, nuk kam frikë nga drejtësia, kam frikë vetëm nga Zoti dhe gjatë gjithë karrierës time, edhe si drejtues vendor, dhe si drejtues policie, i burgjeve apo deputet, të njëjtën gjë kam bërë. Kam akuzuar majtas dhe djathtas, abuzuesit me ligjin. Dhe dua të them që është për të qeshur ky kalvar që unë kam vitin e tretë me institucionet e shtetit, duke filluar nga Celibashi, te KAS-i, Kolegji, SPAK-u, Gjykata e Posaçme, Gjykata e Tiranës, Prokuroria e Beratit, Gjykata e Beratit, dhe së fundi përsëri në Prokurorinë e SPAK-ut.

Unë mbeta dyerve të Gjykatës së Beratit, një në dy javë paraqitem atje, për shkak të akuzave për tenderë korruptivë, abuzime të zotit, të famshmit Hajdari, bashkë me oligarkun e Salillari dhe të dy më kanë bërë gati katër padi për shpifje dhe fyerje, dy të fituara, dy vazhdojnë. Sigurisht që janë të fituara, sepse unë kam bërë kallëzime në SPAK edhe përfaqësoj publikun si drejtues politik i qarkut të Beratit nga Partia e Lirisë. Por dua t'iu them që në mënyrë të përmbledhur çfarë ka ndodhur dhe pse është për të qeshur.

Me një fjalë, kohët e fundit dhe po të vini me mediat tuaj, do shikoni që aty është shembur KZAZ-ja dhe po bëhet një KZAZ tjetër. Dhe Celibashi me shkresën e vet, para në zgjedhjet e fundit, mbas ankimimit që bëri Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, ajo dhomë e fshehtë që u ndërruan kutitë ku u bë krimi elektoral, pra pranë Qendrës së Kulturës ku ishin kutitë e KZAZ-së në 2023-shin, në kohën e zgjedhjeve u vendos me mur, pra u filmuan nga ne dhe u vendos me mur, u bë publike, dhe tani u prish. Pra, qytetarët e Kuçovës e dinë shumë mirë dhe të majtët e ndershëm që ishin me shumicë që më votuan, e dinë shumë mirë që u grabit mandati dhe prandaj unë bëj këtë betejë për t'ia kthyer mandatin qytetarëve të Kuçovës.

Pra në një dhomë të fshehtë, në KZAZ-në me tre hyrje, me një dollap edhe me një ku kishin hapur murin nga pas, më janë ndërruar gjashtë kuti ku ndodhi ndryshimi i rezultatit. Pasi deri në orën 12:00 të drekës unë isha 462 vota fitues. Pavarësisht se kisha kandidatin e Alibeajt, i cili mori 758 vota, pavarësisht se numëruesit edhe pjesën më të madhe të komisionerëve i kishte ai, KZAZ-në e kishte ai, unë vetëm një anëtar të KZAZ-së, edhe çuditërisht në KZAZ-në e Kuçovës, s'ka ndodhur në asnjë KZAZ tjetër, në momentin që dorëzohen kutitë, dalin rrufeshëm 'për t'u larë' në orën 11:20 dhe kthehen në orën 1:40. Unë u përplasa me policinë dhe prandaj dolën, gjasme 'për t'u larë dy orë', dhe në dhomën e fshehtë u bë ndërrimi i këtyre gjashtë kutivë.

Dhe ndërkohë unë kam njoftuar shefin e komisariatit në atë kohë për dy makina, një Benz i zi që kërcënonte dhe një fugon i zi i dyshuar për këto kuti gjatë orës 5:00, 6:00 mbasdite të ndërruara të cilët janë futur te shkolla e Teknikumit. Megjithatë, të ndalemi se çfarë ka ndodhur nga Celibashi dhe deri tani shkurtimisht. Pra, ky pati një mandat të dhuruar në 2019-ën dhe një dhuratë, një mandat të grabitur në 2023-shin dhe populli thotë që çdo gjë e grabitur nuk gëzohet, e vjedhur nuk gëzohet. Dhe në ne në 2023-shin një muaj para zgjedhjeve e kemi kallëzuar unë dhe avokati Langozi për fshehje të dënimit në Greqi. Dhe që në atë moment Celibashi duhet ta kishte hequr sepse ne ja çuam me vula postile origjinale”, tha ai për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje