Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është proceduar penalisht në lidhje me protestën para Kryeministrisë që po vijon pa ndërprerje prej dy ditësh.
Sipas policisë, Lapaj dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes", njofton policia.
Mbrëmjen e djeshme protestuesit më në krye Lapajn kishin ngritur përpara Kryeministrisë disa çadra kampingu me qëllim për të kaluar natën. Policia ka ndërhyrë duke hequr çadrat pasi ishin të vendosura në hapësirë publike ku dhe ka ndodhur përplasja.
Lapaj proteston poshtë zyrës së kryeministrit Rama që prej 2 ditësh tashmë, fillimisht i vetëm e më pas i janë bashkuar dhe anëtarët e partisë së tij.
Ky palloshi i gjate do ata fermeret e Greqise, se ata dine si tja q nenen ketij psikos!
Kur e panë që qytetarët nuk e mbështetën Z.Lapaj , mbriti ndihma qeveritare, për ti shpëtuar faqen një ortaku të saj. Lodra të 'kastës politike të Tiranës'. Besoj se tashti Z.Lapaj po i japin një dorë, për vazhdimin e opozitarizmit. Betejën ligjore .Nga policia në prokurori, nga prokuroria në gjykatë e në rrethrrotullimin , ku z.Lapaj konsumon politikë, studiot dhe analistët paguhen dhe shtyjnë kohën. Kryeministri merrë kohë dhe e paraqet opozitën si një grusht njerëzish pa përkrahje në popull.