TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2025, 11:55

Manovra e Aleksandër Vuçiç dhe sanksionet amerikane

Shkruar nga Pamfleti

Manovra e Aleksandër Vuçiç dhe sanksionet amerikane

 A do t’i blejë Serbia aksionet ruse të industrisë serbe të naftës?

Vuçiç planifikon të blejë aksionet ruse të NIS për të shmangur sanksionet që i ka vënë administrata Biden, dy javë para se të lëshojë Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë planifikuar sanksione ndaj industrisë serbe të naftës (NIS) për shkak të pronësisë së saj ruse.

Që nga viti 2008, NIS është në pronësi të shumicës së kompanisë shtetërore ruse ‘Gazprom Neft’ dhe kompanisë së saj ombrellë ‘Gazprom’. Sanksionet amerikane janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ndëshkuar kompanitë ruse që financojnë agresionin kundër Ukrainës.

Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiç nuk duket shumë i shqetësuar, deri pas 20 janarit 2025, kur ai ka paralajmëruar bisedime me presidentin Putin, dhe po përpiqet të blejë kohë.

Gjithsesi, bisedimet mund të mos jenë të nevojshme, pasi administrata e re do të ndërrojë kurs lidhur me këto sanksione.

Serbia nuk mund të mbetet pa naftë, kështu që ajo do të duhet të kujdeset për qytetarët e saj, ka deklaruar Presidenti serb, duke thënë se  pret të marrë një dokument rreth 15 janarit lidhur me sanksionet amerikane ndaj Industrisë së Naftës Serbe (NIS). Gjithashtu ai ka theksuar se Serbia ka rezerva të mjaftueshme për të përballuar situatën. Vuçiç gjithashtu ka përmendur se Serbia ka marrëveshje me Kroacinë për importin e naftës, por kjo mund të ndikohet nga sanksionet.

Në përpjekje për të shmangur sanksionet deri pas ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë, Vuçiç është shprehur se Serbia ka fonde për të blerë aksionet e NIS-it nga rusët dhe pret përgjigje nga SHBA për këtë çështje. Këtu edhe qëndron gracka që e ka përgatitur Vuçiç, duke vënë në dyshim arsyeshmërinë e sanksioneve, sidomos duke bërë të qartë se edhe blerja e aksioneve nuk është zgjidhje dhe se bllokimi i pasurisë ruse në tokën serbe nuk është opsion, as Serbia nuk është e gatshme të rreshtohet me perëndimin, aq më tepër tani kur pritet, sipas tyre, ndërrim i kursit amerikan.

Blerja e aksioneve mund të kuptohet si thyerje e sanksioneve, pasi këto para do të shkonin si financim për luftën në Ukrainë, spekulon ai më tej. Nëse i paguajmë rusët, paratë do të përfundojnë direkt në fushën e betejës dhe se në atë rast nuk e kupton domethënien e sanksioneve, argumenton Vuçiç./Pamfleti

 

manovra e vuçiç sanksionet amerikane

Lini një Përgjigje