TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2023, 14:02

Marrëveshjet Shqipëri–Mali i Zi, Abazoviç: Sot dërguam një mesazh bashkëpunimi për rajonin

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshjet Shqipëri–Mali i Zi, Abazoviç: Sot
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Ka nisur konferenca e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ishte i zoti i shtëpisë, Abazoviç, që foli për një të ardhme mes dy vendeve me prosperitet.

Duke folur për raportin mes dy vendeve, Abazoviç tha se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi duhet të jetë shembull dhe për vendet e tjera të rajonit.

Ndërtimi brenda vitit 2024 i urës mbi lumin Buna ishte marrëveshja më e rëndësishme që u nënshkrua sot në Podgoricë pas mbledhjes së dy qeverive.

“Sot dërguam mesazhin e bashkëpunimit, të dedikimit të së ardhmes së përbashkët. Jam krenar që kemi vendosur nënshkrimet për projektin e urës në Bunë, që do mundësojë të bëhet një produkt i ri turistik. Synimi ynë është që njerëzit të kenë akses më të lehtë.

Folëm edhe për lundrueshmërinë e Bunës, Rama mori disa hapa për lëvizjen e papenguar në të. Pra, dëshirojmë të bëjmë çdo gjë, edhe kur bëhet fjalë për punë të brendshme. E shohim perspektivën në raporte të ndërsjella. Jemi të dedikuar drejt BE, duam të japim kontribut. Raportet mes dy qeverive janë shembull për Ballkanin shembull që duhet ta ndjekin edhe vende të tjera në rajon. Shqipëria e Mali i Zi sot me krenari mund të thonë se marrëdhëniet janë ngritur në nivele më të larta. Gjërat negative t’i lëmë pas vetes e thjesht të shohim drejt të ardhmes”, tha Abazoviç.

abazoviç marrëveshjet shqipëri–mali i zi

Lini një Përgjigje