Politike27 Shkurt 2023, 13:44

11 marrëveshjet Shqipëri-Mali i Zi, Jorida Tabaku: Propagandë, asnjë përfitim real për qytetarët

Shkruar nga Pamfleti
11 marrëveshjet Shqipëri-Mali i Zi, Jorida Tabaku: Propagandë,
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ironizuar mbledhjen e përbashkët që qeveria shqiptare dhe malazeze zhvilluan në Podgoricë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Tabaku shkruan se është më i madh numri i marrëveshjeve të firmosura për hir të propagandës sesa ata që zbatohen në shërbim të shqiptarëve.

“Një tjetër takim i qeverisë shqiptare me të rajonit, nën frymëzimin e firmosjes së marrëveshjeve pa i zbatuar ato. Më shumë janë marrëveshjet e firmosura për hir të propagandës se sa të zbatuara në shërbim të qytetarëve. Prandaj në këtë ekuacion fiton më shumë propaganda dhe jo qytetari, duke e kthyer politikën kokëposhtë; nga politika për qytetarët tek politika për propagandën”-shkruan Tabaku.

Ditën e sotme në Podgoricë është mbajtur mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze ku janë firmosur 10 marrëveshje dypalëshe në fushën e energjisë, infrastrukturës, ekonomisë e rinisë.



 

11 marrëveshjet shqipëri-mali i zi tabaku