
Deputeti Dashamir Shehi duke komentuar kaosin e krijuar në Kuvend gjatë miratimit të buxhetit të vitit 2024, deklaroi se si opozita ashtu dhe mazhoranca nuk po bëjnë parlamentarizëm.
Në një intervistë për emisionin “Open” në “News 24”, ai tha se aksioni politik opozitar është një rrugë pa krye! Ai deklaroi se duhet gjetur një mënyrë tjetër që nuk ka për bazë dhunën dhe kaosin.
“Unë jam i opozitës dhe me takon të them që opozita ka të drejtë. Ky aksion opozitar mbërriti atë që duhet të bënte. E bëri mediatik problemin. Edhe ndërkombëtarët u kujtuan që s’ka jetë normale parlamentare. Kam dëgjuar që Berisha thotë se kjo është një rrugë pa kthim, kjo është rrugë pa krye. Sikur të ishim futur në sallë, do kishim folur, diskutuar dhe do ia bënim të qartë shqiptarëve se buxheti po ikën. Kjo i humbi opozitës.
E zëmë se opozita nuk dashka të bisedojë për buxhetin se quan këto gjëra si më të rëndësishme, por mazhooranca vetë po të donte të diskutonte për buxhet, por të kishin qasje tjetër do kishin diskutuar ata me njëri-tjetrin. Ata e shfrytëzojnë këtë moment, meqë këta vazhdojnë ndezin fishekzjarrë. Ne mund të jemi të këqijtë e botës, po ata vetë a kanë ndonjë dyshim se punët e buxhetit nuk janë bërë mirë. As ata nuk po bëjnë parlamentarizëm.
Jam plotësisht dakord për hapjen e komisioneve hetimore. Jeta parlamentare në Shqipëri ka kaluar situata më të vështira se kjo. Aksioni i opozitës as nuk e pengon rregulloren. Nuk ndërtohet një rregullore parlamentare për një situatë specifike. Rregullorja është rreshtuar se kush hyn me mjete teknike. Nuk është kjo rruga për të rindërtuar jetën parlamentare”, u shpreh Shehi.
Lini një Përgjigje