
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme Këshillin Kombëtar ku ka shkarkuar nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët, në vend të Bardhit, Sekretar i Përgjithshëm është propozuar Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë, janë bërë publik emrat e propozuar për të drejtuar strukturat e PD-së.
Enkelejd Alibeaj do të zëvendësojë Gazmend Bardhin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.
Xhemal Bushati propozohet për kryetar të Këshillit Kombëtar, ish kandidati i PD-së në garën për Shkodrën në zgjedhjet e pjesshme të vitit të kaluar.
Propozimet për postet në PD
Xhemal Bushati kryetari i këshillit Kombëtar
Sekretar i Përgjithshëm, Enkelejd alibeaj
Nënkryetarët
Flutura Açka
Kreshnik Çollaku
Orjola Pampuri
Roland Bejkon
Jemin Gjana -Kryetar i Komisioni zgjedhor

Kreu i PD-së tha se brenda vitit PD do të ketë një strukturë të riorganizuar.
Basha premton se në dy muaj strukturat e PD-së do të marrin formë, ndërsa bëri një mea kulpa për faktin pse PD nuk del me kandidat në zgjedhjet e Kukësit.
“Përmes frymës së skuadrës, po harmonizon ambiciet e gjithsecilit për të cuar përpara misionin që na kanë ngarkuar demokratët.
Organizimi i partisë dhe demokratëve duhet për qenë zëri i qytetarëve.
Brenda dy muajsh struktura e degëve të rretheve do të marrë jetë sipas statustit të PD-së të miratuar më 2 shtator 2023. Qëllimi është që brenda fundit të vitit t’u japim demokratëve një strukturë të ripërtërirë dhe për t’u kthyer në alternativë. Dhe me 31 mars të kemi gati 140 depuetë për të hyrë në zgjedhje kurdoherë”, tha Basha.
Lini një Përgjigje