Politike 9 Shtator 2023, 08:30

Ndeshja Shqipëri-Poloni/ Paralajmëron Balla: Huliganët të ndalohen në stadium, kush shkel rregullat e UEFA-s do të ndëshkohet rëndë

Shkruar nga Pamfleti
Ndeshja Shqipëri-Poloni/ Paralajmëron Balla: Huliganët të
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ditën e sotme  u ka bërë thirrje strukturave të Policisë që të parandalojnë çdo ngjarje dhune gjatë ndeshjes së do të zhvillohet nesër në stadiumin "Air Albania" mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Në një takim me strukturat policore Balla tha se duhet një tjetër nivel sigurie në stadiume jo vetëm në ndeshjet ndërkombëtare por edhe kombëtare.

“Një koordinim i strukturave të Policisë së Shtetit do të parandalojmë çdo ngjarje dhune në kryeqytet. Gjithçka lidhet me imazhin e Shqipërisë. Na duhet një nivel tjetër sigurie në stadiume, jo vetëm në evenimentet sportive ndërkombëtare, por edhe në garat kombëtare. Policia e Shtetit të mos lejojë asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni. Gjithkush që vjen në stadium, me mendjen për të shkulur stolat e stadiumit dhe për t’i hedhur ato në fushë, apo për të shkaktuar akte të tjera huliganizmi dhe këtu me Federatën Shqiptare të Futbollit duhet të jemi shumë të qartë, për të marrë masa drastike, natyrshëm pjesën penale, por dhe për të mos lejuar përjetësisht persona të caktuar që të hyjnë në stadiume. Kemi kohën e duhur në dispozicion për të evidentuar personat me precedent huliganizmi, në të dy tifozëritë edhe në atë shqiptare edhe në atë polake. Edhe me palën polake duhet të jemi shumë të qartë dhe personat të cilët nga komunikimi me Policinë e Shtetit Polak, na rezultojnë që kanë precedent në ngjarje huliganizmi të mos lejohen fare të hyjnë në stadium edhe nëse posedojnë një biletë të vlefshme, sepse vendimin përfundimtar për të hyrë apo jo në stadium e merr Policia e Shtetit.”, tha ai.

Për ata që nuk zbatojnë rregullat e vendosura nga UEFA, ministri i Brendshëm tha se kërkohen ndëshkime të ashpra.

“Ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA, do të dokumentohen shkeljet dhe kërkohen ndëshkime të ashpra. Kontrolle të rrepta për posedim të mjeteve piroteknike/flakadanë dhe ndalim të menjëhershëm të këtyre personave”., shtoi ministri.

ndeshja poloni-shqipëri balla huliganët ndëshkime