TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2023, 13:05

Mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asociimit, BE detyron Ramën të tërhiqet nga Pasaportat e Arta

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asociimit, BE detyron Ramën

Kryeministri Edi Rama ka bërë një hap pas për pasaportat e arta. Lajmin e ka konfirmuar shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell, i cili tha se ka pasur një dakordësi me Ramën që skema e pasaportave të arta nuk do të ecë më tej.  Borrell tha se institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat dhe se patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej. Ai shtoi se Shqipëria ka bërë progres për anëtarësimi me BE.

Është vizita ime e tretë në Shqipëri si përfaqësues i BE por sot është moment historik për marrëdhëniet  tona. Sot jemi këtu për t’i treguar popullit shqiptar që BE është më pranë jush si vend kandidat për BE. E përdorin këshillin e stabilizim asociimit për marrëdhëniet mes BE dhe Shqipërinë. Shqyrtojmë çfarë është bërë, ku ka nevojë për përpjekje dhe çfarë mund të bëjmë. Ne shohim dhe mirëpresim drejtimin strategjik të qarë të Shqipërisë në BE. Po punojmë për anëtarësimin e Shqipërisë në të gjitha fushat. Dua të pranoj dhe të vlerësoj se ky vend ka treguar pjekuri në të gjitha reformat, sidomos në drejtësi e cila ka ecur përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat. Patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që nuk do të bëhet miratimi i pasaportave të arta.”- tha Borrell.

Shefi i Diplomacisë së BE tha se Shqipëria ka treguar frymën europiane dhe se do jenë gjithmonë në krah të vendit tonë.

Kjo mbledhje organizohet dhe mbahet në një realitet të ri dhe shumë sfidues që është shkaktuar nga agresioni rus, por e bëri këtë aktivitet dhe BE më të bashkuar dhe e ka sjellë më pranë BE dhe Ballkanin. Ky është moment kritik i të vërtetës dhe Shqipëria ka treguar frymën e vërtet europiane, duke vepruar plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të BE. Kjo ka treguar cilësinë e Shqipërisë si një partneri besueshëm i sigurisë dhe e bën Shqipërinë një shenjë të veprimeve agresore nga jashtë dh ene prandaj do vazhdojmë mbështetjen e Shqipërisë. Kemi ndërmarrë veprime të shpejta dhe i jepmi përgjigjur pas sulmit kibernetik gjatë verës së shkuar, kemi përfshirë të gjithë partnerët dhe të gjithë partnerët tonë në zbutjen e ndikimit të luftës se ka prekur shumë vende në të gjithë botën, veç Ballkanin. Duhet të mobilizojmë në mënyrë urgjente, mbështetje konkrete në fushën e energjisë 80 mln euro,. Duke është nënshkruar dhe këto para do vihen në dispozicion shumë shpejt. Është mirë të dimë që mund të mbështetemi te partnerët tanë”, tha Borrell.

Pasaportat e arta parashikonin dhënien e pasaportës shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri. Kujtojmë që BE ka dalë kundër kësaj skeme që fillim pasi bie ndesh me legjislacionin e BE dhe përbën rrezik për anëtarësimin e Shqipërisë. Që prej vitit 2020 qeveria u përpoq të zbatojë këtë plan për pasaportat e arta për të huajt dhe investitorët. Në fund të korrikut 2022, qeveria bëri disa ndryshime në ligjin për partneritetet publiko-private (PPP) duke shtuar programet e shtetësisë. 

Lini një Përgjigje