Politike16 Mars 2023, 12:16

Do të futet apo jo në zgjedhje PD-ja? Mblidhet KAS, Sefa kërkon rrëzimin e vendimit të Celibashit

Shkruar nga Pamfleti

Do të futet apo jo në zgjedhje PD-ja? Mblidhet KAS, Sefa kërkon

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka nisur mbledhjen ku do të vendoset për fatin e Partisë Demokratike. Komisioneri Shtetëror Ilirian Celibashi la PD jashtë zgjedhjeve, por Sali Berisha dhe Alibeaj ju drejtuan KAS.

Celibashi deklaroi se Berisha nuk figuron askund i kryetar dhe nuk mund të jetë në zgjedhje me logon e PD. Nga ana tjetër ai u shpreh se kryetar figuron Lulzim Basha dhe duhet një deklaratë solmene e firmosur prej tij mbi angazhimin në zgjedhje.

Grupi i Alibeajt nuk e pranoi një gjë të tillë, me argumentin se Basha është dorëhequr dhe ja ka deleguar kompetencat nënkryetarit.

Në KAS, PD përfaqësohet nga juristi Indrit Sefa, i cili në mbledhje deklaroi se autorizimi që Basha ka lëshuar para dorëheqjes është i plotë dhe nuk ka nevojë për autorizim të ri.

"Në dy pika, pika e parë është që sipas interpretimit të komisionerit, pretendon se nuk është mjaftueshëm i qartë autorizimi sa i përket datës specifike të zgjedhjeve. Ngatërron dy lloj e autorizimeve, i posaçëm dhe i përgjithshëm. I posaçëm është për një veprim konkret, në këtë rast kemi të bëjmë me autorizim të përgjithshëm. I ka të gjitha tagrat. Kjo nuk duhet të kishte përbërë arsye për të refuzuar regjistrimin e PD-së. Autorizimi i pretenduar si jomjaftueshëm qartë, i referohet zgjedhjeve vendore 2023 sipas datës që do caktonte presidenti i republikës. Ai autorizim vlen për çfarëdolloj date. Autorizimi i jep tagra të përfaqësuesve për të bërë të gjitha kërkesat për regjistrimin e PD pranë KQZ”, tha Sefa.

kaz celibashi sefa