TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2025, 11:24

Mbyllet Komisioni Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj intimidon prokurorët e SPAK: E humbët shansin për mandat të dytë

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet Komisioni Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj intimidon prokurorët e
Kryetari i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsionin Fatmir Xhafaj

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, mbajti të enjten një konferencë për shtyp me rastin e përmbylljes së mandatit 14-mujor të këtij komisioni.

Gjatë fjalës së tij, ai prezantoi bilancin e punës së deritanishme dhe theksoi rëndësinë e rolit të komisionit në proceset e reformimit institucional ndërsa theksoi se plani i veprimit u ndërtuar mbi tre shtylla kryesore: garantimin e mirëqeverisjes, forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe konsolidimin e sundimit të ligjit.

Xhafaj, në konferencën i bëri edhe një kërcënim indirekt SPAK. I pyetur mbi zgjatjen e mandatit të prokurorëve të Prokurorisë Antikorrupsion, Xhafaj tha se magjistratët në këtë strukturë e humbën shansin.

“Se çfarë mendoj unë për këtë gjë është pak a shumë e njohur. Kjo çështje do të duhet të ishte bërë ajo që thash unë, që ata të uleshin në tavolinë dhe të sillnin argumentet pro dhe kundër. Deri sot kam parë një kërkesë por jo argumentet pro dhe kundër. Duhet të ketë një diskutim.

Do të ishte mirë që ky diskutim të bëhej brenda institucioneve të drejtësisë por ata e humbën këtë shans. Nuk e ngritën ata vetë këtë grup pune por kur të vijë çështja që të bëhet komponenti i konsolidimit të reformës në drejtësi jam i bindur që do të jetë një nga cështjet që do të trajtohen dhe do të ketë një vendim. Nuk është ky problemi kryesor që ka sistemi i drejtësisë” tha ai.

Lini një Përgjigje