Këshilli Kombëtar i PD ka ka zyrtarizuar mbajtjen e zgjedhjeve më 29 korrik, pavarësisht kundërshtive dhe debateve nga Gazment Bardhi dhe disa deputetë. Këshilli ka miratuar komisonet e ngritura për menaxhimin e zgjedhjeve, teksa u dol dhe me një rezolutë.
Anëtarët e Komisionit Zgjedhor janë: Jemin Gjana, Kryetar; Indrit Sefa, Anëtar; Enriketa Papa, Anëtar; Gazment Koduzi, Anëtar; Xhemal Bushati, Anëtar; Aurora Domni, Anëtar; Myzafer Elezi, Anëtar.
“Këshilli Kombëtar duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 15 muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale.
Këshilli Kombëtar vëren se demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre përmes votës, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike si një parti që ruan vlerat dhe parimet euroatlantike me akte, jo me fjalë, një parti në bashkëpunim dhe alenacë të plotë me partnerët strategjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian”, thuhet në rezolutë.
Sipas informacioneve, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar do të bëhet dhe zyrtarizmi i kandidaturës nga Lulzim Basha. Ky i fundit ka nisur fushatën dhe sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave. Basha është jashtë shtetit, por mësohet se pasdite ai kthehet dhe më pas do të bëhet dorëzimi i kandidaturës pranë komisionit të ngritur nga Këshilli Kombëtar. Deri tani, i vetmi kandidat që ka depozituar formularin e kandidimit në zyrat e PD zyrtare është Gjergj Hani.
Pas mbledhjes foli Flutura Açka, e cila dha detaje nga takimi. “Ne zgjodhëm 8 anëtarët e Komisionit zgjedhor, procesi për kryetarin do të vijojnë. Çdo anëtar i Këshillit Kombëtar kanë të drejtën të mbajnë qëndrimin e tyre. Referojuni statutit. Teknikalitetet janë të botuara. Sekretari i përgjithshëm ka kërkuar të mblidhet Këshillin Kombëtar. Refuzimi i Bardhit dhe deputetëve? Më vjen keq që ju e quani refuzim, por kjo nuk nënkuptoj që partia ka luksin të humbë ndonjë anëtar të saj. Partia jonë ka qenë pjesë e këtyre institucioneve”, tha Açka.
Lini një Përgjigje