Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit me ish kryeministrin Sali Berisha në selinë blu.
Meta ashtu sikurse aleati i tij Sali Berisha, ia faturoi humbjen e thellë në zgjedhje Edi Ramës, sipas të cilit mafia e kryeministrit bleu dhe manipuloi zgjedhjet.
“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor.”, tha Meta.
Meta gjithashtu theksoi se opozita do ndërmarrë veprime urgjente në këshillat bashkiakë për të mos lejuar vjedhjen e taksave të shqiptarëve nga kryebashkiakët e sapozgjedhur.
Ai garantoi se gomarët që ka zgjedhur Rama nuk do të vjedhin më.
“Gomerët që iu imponoi Edi Rama qytetarëve shqiptarë për kryebashkiakë nuk do vjedhin më. Përshkallëzimi opozitar në këshillat bashkiakë do nisë menjëherë. Nuk ekziston asnjë krahasim mes atij që ja fali pushtetin vendor Edi Ramës në tavolinë për 4 vite me përpjekjet për të rikthyer pluralizmin politik dhe duhet të jeni të qartë se nuk ka dorëzim apo kapitullim përpara mafies shtetërore, narko-shtetit. Do luftojmë jo vetëm në emër të mbi 500 mijë shqiptarëve që votuan në kushte presioni, por edhe në emër të disa qindra mijërave që u intimiduan, do i shikoni të gjitha faktet. Janë denoncuar para, gjatë dhe në vazhdimësi.”, u shpreh ai.
I pyetur për ndonjë protestë të mundshme nga ana e opozitës, Meta tha se së pari do faktohen akuzat për rezultatet sipas tij të pavërteta të 14 Majit.
“Së pari është dokumentimi i masakrës zgjedhore, dhe më pas përgatitja për të nisur betejën e transparencës në të gjitha këshillat bashkiakë. Gomerët nuk do kenë më mundësi të vjedhin të qetë taksat e qytetarëve. “
Lini një Përgjigje