Pjesëmarrje shumë e ulët në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki...
Ka përfunduar orari zyrtar i votimit në 5 bashkitë vendit. Sot në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë u votua për të zgjedhurit vendorë, por ra në sy fakti se pati një bojkot masiv nga ana e qytetarëve.
Në fakt këto zgjedhje erdhën si pasojë e lojërave politike të Edi Ramës, i cili vendosi të bënte deputetë kryebashkiakët në Mat, Tepelenë dhe Berat, ndërsa kryebashkiakun e Cërrikut e bëri ministër. Në Vlorë e largoi Ermal Dredhën sepse nuk i dilnin mirë llogaritë.
Por kryeministri sot mori mesazhin e merituar, pasi nga shifrat e KQZ, pjesëmarrja ishte 18,7%. Vlora regjistron shifrën më të dobët, me 12,54%. Pra braktisja duket se është shuplakë drejtpërdrejt për kreun socialist.
Më pas vjen Berati me 19,98%. Situata paraqitet ndryshe në tre bashkitë e tjera, Cërriku me 25%, Tepelena me 34,63% dhe Mati që mban rekordin me 39,36%.

Procesi shkoi pa incidente, përveç akuzave sporadike në disa zona. Ndryshe nga zgjedhjet në pranverë, Kodi Zgjedhor parashikon mbylljen e votimit në orën 18.00 nëse zgjedhjet mbahen në vjeshtë.
Sa i takon garës, në Vlorë, ku janë 232 qendra votimi, gara zhvillohet mes Brunilda Mersinit së Partisë Socialiste, Dionis Sotës të mbështetur nga PD, dhe Gjergj Nikës i pavarur. Në Berat, përballja është mes socialistit Ervin Ceca dhe Pavlo Shkarpës. Mati ka 29.092 zgjedhës që do të votojnë në 47 qendra, ku garojnë Altin Bojni (PS), Suzana Pasha (e pavarur, zyrtare e PS-së) dhe Eduart Brahilika, i mbështetur nga opozita.
Në Cërrik, votuesit do të zgjedhin mes Florenc Dokës (PS), Amarildo Hoxhës (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Eligert Himës nga “Lëvizja Shqipëria Bëhet”. Në Tepelenë, ku janë 12.667 qytetarë me të drejtë vote në 22 qendra, përballen socialisti Gramoz Sako dhe i pavaruri Gabriel Guma.
Partia Demokratike nuk ka kandidatë zyrtarë me logon e saj, por strukturat lokale kanë mbështetur disa kandidatë të pavarur. /Pamfleti
Dmth kjo zonja PS do jete kryetarja e re e bashkise vlore, kir ne total kane votuar 12% e votuesve. Sh interesante, perfaqeson unitetin e qytetit.
Jo vetem aq por ate zonjen e kane votuar jo me shume se 7% e numri te votuesve ne Vlore..Pra zonja komandon fondet dhe jeten e qytetit me 7%
Eshte vetem fillimi i nje pikiade politike. Hajdutet duhet te marrin ate qe meritojne. Heshtja, mosreagimi, te berit sikur nuk kuptojne, karshillëku ndaj ceshtjes se korrupsionit galopant me tunelin e llogorase shenon fundin deshperues dhe meritues te kesaj qeverisje mizerje. E mbani mend zhurmen e palloshit me bllokun e Metes?! Ndezi protestem me 4 te vrare ne bulevard dhe mire e beri. Po tani?!?!?!?!!!!!! Po tani qe blloku metes duket flete cigareje para alibabes me nje tufe hajdutesh.
Bojkoti në Vlorë ka shumë arsye që të gjithë i dinë .Vlora ka 20 vjet që drejtohet nga Ps dhe rezultatet janë nëpër rrugë ,nëpër institucionet, në çdo cep të jetës në qytet ,Korrupsion, për çdo gjë edhe 1 Çertifikatë Lindje nuk mer dot rek Ylvia,pa paguar 20 mijë lekë, kurvëri në zyra ,nepotizën ,aroganza 10. Kadastra një grup i strukturuar kriminal,,12 Drejtorët që largoi Rama kanë filluar punë prapë ,Njerëzit që përfaqësojnë Ps janë njerëz më të pa moralshëm dhe bastardë në çdo gjë, rrugët janë copë copë ,,,Bulevardi i Palmave ka 1 vit për 600 m ,,Pastaj këtë Brunën e njohin të gjithë çfarë vampiri ka qenë në Spital ,,gojët e liga thonë që nuk e do asnjë në Spital ,për mos të folur për Burin e saj që pa $€€ nuk të shikon fare . Pse dhe për kë duhet të votojmë??? Kur rezultatet dihen dhe imponohet zgjidhje me dhunë .
Kjo biba qe deklaronte do fitoj 85% te votave dhe palloshi qe ngazellehej, se nuk e besonte dhe vete. Nje BRAVO per vlonjatet. Reagimi me dinjitoz dhe domethenes. Keta e kane vendin ne burg. Ne nuk kemi nevoje per investime, ku gjysma fondeve vidhen. Ka shkuar 25 milion euro/km. Vetem ne kohen e palloshit. Dhe duan dhe vota keto plera.
Zgjedhje europiane tani ajo zonja qe e kan votu 8 mij veta do japi me ppp gjith vloren e vlonjatet te ndonje turk a kinez