
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se është e distancuar nga grupimet dhe debatet që ndodhin brenda PD-së.
Në një intervistë për “News 24” Tabaku tha se debati brenda PD-së nuk është konstruktiv dhe për këtë arsye ajo ka zgjedhur që të bëjë atë për të cilën është votuar, rolin e opozitares në Kuvend.
Ajo shtoi se demokratët duhet të kuptojnë se betejën nuk e kanë me njëri-tjetrin por me kundërshtarin e tyre në qeveri.
“Unë jam e pozicionuar duke bërë opozitë, sepse më kanë votuar të jap një alternativë në Parlament. Nuk e kam përdorur kurrë foltoren e Parlamentit për debatin tonë të brendshëm. Kam preferuar që më shumë të flas duke bërë opozitë se sa të bëhem pjesë e debatit. Betejën nuk e kemi mes vetes, e kemi me kundërshtarin me qeverinë”, tha Tabaku.
Lini një Përgjigje