TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Nëntor 2025, 07:07

“Më thonë bravo dhe më japin dorën”, Erion Braçe zbulon 3 deputetët e PD që i çmon

Shkruar nga Pamfleti

“Më thonë bravo dhe më japin dorën”, Erion

Deputeti socialist Erion Braçe ka rrëfyer raportet që ka me deputetë të opozitës, ndërsa ka veçuar 3 prej tyre, duke shprehur vlerësime.

Në emisionin ‘Kjo Javë’, Braçe tha se ndonëse nuk është një person i pëlqyer nga kupola e PD-së, sërish ka pasur përgëzime nga deputetë demokratë për nismat apo qëndrimet që ka mbajtur në raport me interesin publik.

Nuk jam një person i pëlqyer në sferën e lartë të udhëheqjes së PD. Mirëkuptoj çdo koleg që bashkohet apo jo me atë që unë bëj. Në atë parti, të jesh i afërt apo të thuash diçka në përputhje me atë që thotë Erion Braçe, të kthehet në sakrilegj.

E çmoj kolegun Bujar Leskaj. Më ka bërë përshtypje një gjë, një djalë i ri, Besart Xhaferri. Pas seancës dëgjimore me minatorët e Spaçit, erdhi dhe më tha bravo, më dha dorën. Jorida Tabaku, tani nuk është risi, atë e shënjestrojnë për këtë aspekt, nuk është risi për marrëdhënie pune që kemi në Kuvend në tërësi. Pak e shumë kemi gjetur një marrëdhënie, veçanërisht në komisione”, tha Braçe.

Lini një Përgjigje