TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Dhjetor 2025, 08:06

Mediu sulmon SPAK-un në Washington: Ka kontroll të plotë mbi gjykatat, sistemi është nën “zinxhirin” e PS

Shkruar nga Pamfleti
Mediu sulmon SPAK-un në Washington: Ka kontroll të plotë mbi
Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka sulmuar reformën në drejtësi gjatë një aktiviteti të mbajtur në Washington.

Teksa mori pjesë në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë, ai tha se SPAK ka kontroll të plotë mbi gjykatat, të cilat sipas tij, funksionojnë nën frikë dhe presion.

Sipas Mediut, sistemi gjyqësor është nën “zinxhirin” e socialistëve, ndërsa shtoi se sot sistemi i drejtësisë quhet vetëm SPAK dhe jo gjyqësori.

“Besoj se gjykatat dhe gjyqtarët, jo prokurorët  janë ata që japin drejtësi. SPAK ka kontroll të plotë mbi gjykatat dhe gjyqtarët, funksionojnë nën frikë dhe presion. Reforma në drejtësi që duhej të çlironte sistemin gjyqësor, u vendos në zinxhirët politikë të socialistëve, për ta thënë thjesht përpara reformës kishim 16 mijë çështje të prapamebtura, sot kemi rreth 200 mijë. Me vendime që marrin 8-15 vjet. Sot sistemi i drejtësisë quhet vetëm prokuroria e posaçme dhe jo gjyqësor. “, tha Mediu.

 fatmir mediu  spak

Lini një Përgjigje