Politike30 Nëntor 2023, 21:42

Mediu tenton të justifikojë Gërdecin: SPAK nuk ka bërë asnjë hetim, në gjykatë dosja e vitit 2009

Shkruar nga Pamfleti

Mediu tenton të justifikojë Gërdecin: SPAK nuk ka bërë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu duke folur lidhur me procesin gjyqësor dhe seancën e sotme për çështjen e Gërdecit, deklaroi se SPAK nuk ka bërë asnjë hetim të ri.

Në një intervistë për emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Mediu shtoi se dosja e cila është dërguar në gjykatë, është ajo e vitit 2009. Sipas tij nuk ka asnjë gjetje të re në dosjen e SPAK.

“Ne besojmë të gjithë që duhet të ketë një drejtësi të pavarur dhe kjo drejtësi ka disa garanci juridike dhe një nga garancitë e forta juridike është pikërisht edhe parashikimi, apo çështja e gjykuar.

Sot në këtë seancë, të paktën dy ushtarakët që ishin aty, bëri një vlerësim, dhe padyshim më bën të ndihem mirë që tha; se zoti Mediu ka qenë nga ministrat më të mirë që kam punuar. Nuk ka pasur të bëjë me mua, sepse ka qenë specialist në sektorin e armatim monucionit, kur u pyet tha se, nuk kam pasur asnjë kontakt, kërkesë nga ministria dhe nuk ka kërkuar që të diktojë asnjë gjë procedurë.

Të njëjtën gjë konfirmuan edhe autoritet civile, ish-sekretari i Përgjithshëm. Nuk ka asnjë gjetje të re. Kur SPAK ka dërguar çështjen në gjykatë, kam firmosur mbi dosjen e prokurorëve të 2009. Nuk ka një dosje të SPAK, ka një transferim të dosjes së 2009 në gjykatë, pa lëvizur asnjë presje që kanë gjetur në atë kohë për shpërdorim detyre, prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme. Kur kemi diskutuar me prokurorët e SPAK ishte shumë e komplikuar dhe ishte e vështirë ta prekje, edhe pse unë nuk e di se ku është komplikimi.

Ka vetëm dy hetime që janë bërë ekstra, njëri me problemet pasurore të Fatmir Mediut dhe nuk është gjetur asgjë. Dhe për trajtimin mjekësor të familjes time, dhe nuk kanë gjetur asnjë gjë, asnjë shkelje në të gjithë veprimtarinë time, qoftë si ministër, deputet apo qytetari Fatmir Mediu”, tha Mediu.

mediu spak gërdeci