
Kryetari i Partisë së Lirisë ka thënë se edhe Monika Kryemadhi është e mirëpritur të kandidojë për postin e Presidentes së Partisë. Madje ai ka thënë se në rast fitoreje edhe do ta përgëzojë.
Megjithatë Meta ka thënë se në rast të një skenari të tillë, ai vetë nuk do të jetë pjesë e Komiteteve dhe organeve drejtuese të partisë.
"Tani do të keni votimet të statutit. Nuk bëhet fjalë për individ të caktuar por për një fenomen. Kemi problem të madh në nivel vendor. Ajo që ndodhi në Lezhë ishte një gjë e rënë dhe për këtë ka përgjegjësi Viktori. Ai që ishte si kryetar që kishte lënë Viktori vuri bashkëshorten më idenë se do të bëhej nënkryetar partie. Pasi nuk u bë nënkryetar iku nga partia te Lali Eri dhe mori dhe bashkëshorten. Statuti nuk bëhet për një njeri bëhet për 30 vitet e ardhshme. Kryemadhi në rast se dëshiron të kandidojë për presidente është e mirëpritur. në rast se do të kandidojë për poste të tjera është e mirëpritur por pasi Konventa të zgjidhë çështjen e statusit. E bëjmë për të zgjidhur problemin e nepotizimit. Ne do ta çrrënjosim nepotizmin nga administrata. Në drejtësinë e re janë 5 apo 6 nga një familje. Në rast së Monika zgjidhet unë nuk mund të jem më pas komplet drejtues. Do të vazhdoj të kontribuoj, mund të kandidoj për deputet", tha Meta.
Lini një Përgjigje