Politike23 Mars 2023, 22:44

Meta justifikon aferat e Monikës: Nuk ka lidhje me rusët, shkrimin e “EU Reporter” e financoi Rama

Shkruar nga Pamfleti

Meta justifikon aferat e Monikës: Nuk ka lidhje me rusët, shkrimin e

Ilir Meta vijon të justifikojë skandalin e pak ditëve më parë ku Monika Kryemadhit i dolën letrat se ka marrë mesazhe nga rusët.

Sipas Metës, dokumentet janë të falsifikuara teksa i cilësoi si “marrëzi të Endri Fugës”.

Ça të sqaroj, Monikës mirë ia bëjnë sepse iu qep aferës së inceneratorëve. Ju thirreni Monikën këtu sepse ajo është mësuar me shpifjet në politikë. Kam problem se ma kërkojnë kudo që shkoj sidomos gratë dhe vajzat e reja. Një arsye që e duan kaq shumë është për shkak edhe të kritikave të mia.

Le ta kallëzojnë në SPAK, ju e patë raportin që inceneratorët paguajnë mediat për të nxjerrë të tilla shkrime. Ata paguajnë edhe këtu gazetarë e analistë për të shpifur. Monika këtu është dhe këtu do jetë.

Nuk ka lidhje Monika me asnjë moment. Marrëzitë e Endri Fugës do merrem unë këtu, janë të falsifikuara, çfarë lidhje ka Monika me ato punë? Nuk e di a ka kohë Monika të merret me këto gjëra, nëse e ka depozituar në SPAK. Vepër kriminale e financuar nga Tirana sepse po atë ditë u hap Financial Times me Ramën”, tha Meta.

meta kryemadhi rusia