Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me presidentin e Francës, Emmanul Macron, teksa poshtë zyrës së tij, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mijëra qytetarë i kërkojnë dorëheqjen.
Rama publikoi foton me Macron rreth orës 20:00, teksa protesta kundër tij kishte nisur dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” oshëtinte nga thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.
Duket se Kryeministri ka zgjedhur t’i bëjë protestuesve një sfidë, duke treguar njëherazi edhe mbështetjen që ka nga Presidenti i Francës.
Rama deklaroi se projekti për “Rilindjen e Liceut Francez të Korçës” tashmë është vendosur në tryezën e Presidentit francez Emmanuel Macron, duke u trajtuar si një nga nismat që po ndiqen nën kujdesin e tij.
Sipas Ramës, ky zhvillim vjen si rezultat i vizitës së fundit në kryeqytetin francez, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit kulturor dhe arsimor mes Shqipërisë dhe Francës, si dhe projekte me rëndësi historike për vendin.
Kryeministri theksoi gjithashtu se një dekadë më parë do të ishte e paimagjinueshme që Franca të kishte një angazhim të tillë të drejtpërdrejtë ndaj Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë. Një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme
Po mor se Makronit i ka dhene me qindra hektare park fotovoltaik me kontrate shitje te garantuar nga shteti.
Enveri nga Franca. Berisha nga Franca. Rama nga Franca. Keta jane agjente franceze. Franca historikisht me serb grek e rus ka qene. Ne kemi tjeter drejtim . Nuk na duhen keta. Amerike jepi drejtim.