TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2024, 13:41

Çmimet e larta dhe produktet pa cilësi, Tabaku: Një ekonomi me monopole nuk mund të jetë pro konsumatorëve

Shkruar nga Pamfleti

Çmimet e larta dhe produktet pa cilësi, Tabaku: Një ekonomi me
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se një ekonomi me monopole dhe oligopole nuk mund të jetë një ekonomi pro konsumatorëve, por pro një pakice që kontrollon tregun në kurriz të cilësisë dhe çmimeve.

Sipas Tabakut, sot kemi tregje e sektorë të kapur, monopol ose oligopol që vendosin çmimet dhe që përcaktojnë se çfarë do të marrë konsumatori.

Ajo thekson se “sa më pak e hapur të jetë ekonomia aq më pak i mbrojtur është konsumatori”, ndërsa ngre shqetësimin e çmimeve të larta dhe produketeve pa cilësi.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit, pyetja për të gjithë është a janë konsumatorët shqiptarë të mbrojtur? A janë qytetarët shqiptarë të mbrojtur? Përgjigjja për këtë lidhet me situatën e ekonomisë. A është ekonomia shqiptare e fortë? A është ekonomia shqiptare e hapur? A ka konkurrencë? A ka vendosje çmimesh? A ka cilësi? Dhe të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve janë sigurisht jo. Sot kemi tregje e sektorë të kapur, monopol ose oligopol që vendosin çmimet që përcaktojnë se çfarë do të marrë konsumatori.

Nuk ka konkurrencë, nuk ka ekonomi tregu, nuk ka përcaktim çmimesh nga marrëdhënia kërkesë ofertë. A ka sot mbrojtje të konsumatorit nga pikëpamja e cilësisë së produktit? As kjo nuk ndodh sepse kemi politika taksash që ndikojnë mbi kompanitë, mbi konçensionet,ndikojnë mbi bizneset e mëdhaja që ofrojnë këto shërbime, që nxjerrin nga tregu këto prodhuesit e vegjël që ndikon në kosto dhe cilësi. Si është ekonomia shqiptare ashtu është edhe konsumatori. Sa më pak e hapur të jetë ekonomia dhe sa më e përqëndruar dhe sa me më shumë ndikim në politika siç ndodh në rastin e Shqipërisë , aq më pak i mbrojtur është konsumatori.

Sot konsumatori shqiptar ka çmime të larta, ka produkte me pak cilësi, nuk ka standard europian, nuk ka tregje të hapura e këto të gjitha ndikojnë tek ajo që paguajmë në fund të ditës nga xhepi jonë“, shprehet Tabaku.

Lini një Përgjigje