
Ish-kreu i Bashkisë së Beratit, ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, votoi në qendrën e votimit në qytetin që drejtoi për gjashtë vite. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të shprehin zërin e tyre sot.
“Beratasit duhet të bëjnë atë që kanë bërë çdo palë zgjedhjeje. Besoj se çdo qytetar duhet të tregojë zërin e vet duke votuar sot. Pjesëmarrja është e rëndësishme. Ajo që duhet për Beratin, besoj se e kanë të qartë kush duhet të jetë zgjidhja dhe zgjedhja ditën e sotme”, tha Demo.
Ministri u shpreh se ai që do të drejtojë bashkinë do të ketë mbështetjen e tij dhe se është i bindur se do të çojë përpara projektet transformuese për Beratin, duke paralajmëruar edhe surpriza vitin e ardhshëm.
Demo theksoi se Partia Socialiste u angazhua maksimalisht në zgjedhjet e pjesshme pavarësisht afateve të ngushta kohore.
Lini një Përgjigje