Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha përmes një reagimi në rrjetet sociale ka njoftuar se aktivisti Baki Goxhaj që u kap nga Izraeli, po kthehet në Shqipëri.
Ministri shprehet se strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim edhe me instuticione të tjera, kanë ndjekur çështjen pa ndërprerje, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Izraelit.
"Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në atdhe.
Që në momentin e parë të sinjalizimit, strukturat e #Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim me institucionet e tjera shqiptare kanë ndjekur pa ndërprerje çështjen, në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite.
Shqipëria ka qenë e qartë dhe konsistente në kërkesën e saj për respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke reaguar kundër çdo forme trajtimi të papranueshëm.
Ky rast është një tjetër dëshmi e përkushtimit të përditshëm dhe e punës profesionale të Shërbimit të Jashtëm, përfshirë #përfaqësive tona #diplomatike dhe #konsullore, për t’u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë institucional.
Ky është misioni ynë: të përfaqësojmë e mbrojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe ato kombëtare, të jemi pranë #qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në momentet kur ata kanë më shumë nevojë për mbështetjen, kujdesin dhe angazhimin e shtetit të tyre.", shkruan Hoxha.
edhe ju te Pamfleti, kete gjetet per lajm,,cfare lajmi eshte ky????