TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Dhjetor 2023, 15:37

Mirel Mertiri zbuloi se nuk është bosi i landfilleve, por “lavatriçe” e Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erjon Veliajt

Shkruar nga Pamfleti
Mirel Mertiri zbuloi se nuk është bosi i landfilleve, por
Foto Ilustruese /

SPAK mos ta bëjë hetimin nga poshtë lartë, por nga lartë poshtë; nga ata që i kanë sajuar e urdhëruar landfillet, që nxorën 17 vendime qeverie në 1 ditë, që kanë financuar kompaninë “Zoto-Mërtiri” 8 muaj para krijimit dhe kanë inauguruar e po i mbrojnë, duke i quajtur “vepra madhështore” pa pasur objekte fare...

Intervista e trafikantit Mirel Mërtiri (Klodian Mërtiri), porositur nga Sali Berisha e Edi Rama në “Syri TV” i Shkëlzen Berishës, përveç shërbimit për të fshehur të vërtetën e aferës së landfilleve, nuk pati asnjë kontribut për publikun.

Por përgjigjet e Mirel Mëritirit dhënë në emër të Klodian Zotos, Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit e Erjon Veliajt, ofruan një shërbim shumë të vlefshëm për SPAK-un, mbasi me ato deklarime, dha indicie proceduriale e financiare, që SPAK të ngjitet me hetime te kupola e qeverisë.

SPAK i ka 43 provat shkresore të kryeministrisë e Bashkisë së Tiranës, madje dhe dokumentin “parimor” të Lali Erit e vendimin fiktiv të shpalljes së emergjencës së plehrave, duke përdorur 3 ish-zv/ministra kukulla me bashkëshorte miknesha të Bablokut.

Por këto shkresa zyrtare, nuk u futën në dosjen hetimore të landfilleve, pas  takimeve të fshehta që ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe drejtuesi aktual Altin Dumani bënë me Bablokun, Agaçin e Lali Erin, ku kopsitën pazarin se cilët duhen bërë “koka turku”.

Gjatë intervistës, i përdoruri Mirel Mërtiri, tha se ai ishte drejtor zbatimi projektesh te 3 landfillet Elbasan, Fier e Tiranë dhe dinte që deri tani ka marrë 71 milionë Euro nga qeveria, por nuk e dinte se cilët intitucione i jepnin këto miliona Euro dhe si, sa e te cilët shpëndaheshin e trasferoheshin jashtë Shqipërisë.

Mbase është koincidencë, por deklarata e trafikantit Mirel Mërtiri, është kopje me deklaratën e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, bërë para mediave në muajin mars 2023, kur tha:- “Hetimi për landfillet është i vështirë, mbasi nuk dihen pronarët real, nuk dihet ku shkojnë miliona Euro që jep qeveria dhe nuk mund të hetohen, mbasi pronarët real mund të çojnë qeverinë në arbitrazh.

“Zëdhënësi” i landfilleve Mirel Mërtiri, i dha indicie SPAK-ut, që miliona Euro të landfilleve të paguara nga qeveria, ministria e Belindës dhe bashkia e Lali Erit, po qarkullojnë dhe përdoren nëpër “kanalet e zeza” të mafies së pastrimit të parave.

SPAK ka detyrim, mos ta bëjë hetimin nga poshtë lartë për “zarat” e Bablokut, Agaçit, Lali Erit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, por ta bëjë hetimin nga lartë poshtë, domethënë, nga kryeministri që ka vënë në lëvizje intititucionet dhe nga pronarët e landfilleve .

Pra, hetimi duhet të bëhet për ata që kanë sajuar e urdhëruar landfillet, që nxorën 17 vendime qeverie në 1 ditë, që financuan kompaninë “Zoto-Mërtiri” 8 muaj para krijimit, që kanë inauguruar dhe po i mbrojnë duke i quajtur: “Vepra madhështore”, pa pasur objekte fare.

Ndërsa në burg, SPAK ka vendosur të çojë ish-ministrin Arben Ahmetaj që firmosi kundër landfilleve./Pamfleti

 

spak mirel mertiri bosi i lanfilleve edi rama engjëll agaçi erjon veliaj

Lini një Përgjigje