TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2026, 21:27

Ishin pranë lamtumirës nga Botërori, lot dhe emocione tek Argjentina pas vërshëllimës finale (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ishin pranë lamtumirës nga Botërori, lot dhe emocione tek
Futbollistët e Argjentinës në lot

Argjentina arriti një fitore dramatike ndaj Egjiptit, duke përmbysur rezultatin në minutat e fundit dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Pas përfundimit të takimit, emocionet ishin të papërmbajtshme në kampin argjentinas. Futbollistët e ndjenë se ishin pranë eliminimit dhe kjo u reflektua menjëherë pas vërshëllimës finale.

I pari që shpërtheu në lot ishte Lionel Mesi, i cili nuk arriti t’i fshehë emocionet pas një ndeshjeje që mund të kishte qenë e fundit për të në një Kupë Bote. Kualifikimi ndryshoi rrjedhën e historisë, duke i dhënë mundësinë të vazhdojë garën drejt trofeut.

Përveç Mesit, edhe Enzo Fernandez, Lisandro Martínez, Nahuel Molina dhe portieri Emiliano Martinez u panë të përlotur, ndërsa festuan një fitore që erdhi pas një përmbysjeje dramatike dhe mbajti gjallë ëndrrën e Argjentinës në Botëror.

lionel mesi sulmuesi argjentinas kupa e botës

Lini një Përgjigje