TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2025, 17:32

“Mitsotakis e dinte që Rama do fitonte”, Fredi Beleri ‘tradhëton’ Berishën: Të dorëhiqet, ka përgjegjësi për humbjen

Shkruar nga Pamfleti

“Mitsotakis e dinte që Rama do fitonte”, Fredi Beleri

Fredi Beleri, një personazh kontrovers, i cili sot është eurodeputet si pjesë e grupit të Partive Popullore Europiane, si përfaqësues i Nea Demokracia të Greqisë, duket se ka tradhëtuar Sali Berishën, kreun e PD-së, të cilin e mbështeti gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Beleri ka pohuar se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e priste fitoren e Ramës në zgjedhje.

Ai gjithashtu kritikoi opozitën për këtë humbje të thellë, duke u shprehur se duhet të mbajnë të gjithë përgjegjësi, i pari Berisha.

“Të dielën votojnë PS, të hënën kërkojnë vizë për Europë. Të njëjtët njerëz. Nuk është normale, opozita duhet të bëjë gjithçka. Qoftë dhe dorëheqjen e kryetarit që të sensibilizohet populli. Të ndryshojë situata. Nëse rezultati nuk arrihet, atëherë duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, i pari kryetari.

Unë jam te komisioni parlamentar BE-Shqipëri. Sa herë që të bëjë komisioni ynë mbledhje , do jem i pranishëm. Nëse do të jetë Rama aty, atëherë fatkeqësisht do e kem përballë. Nuk mund të ankohen për Ramën se vetë e votuan.

Mitsotakis e priste që Rama do fitonte. Ai thotë që neve nuk na duhet kush do jetë. Mitsotakis është dashamirës i Shqipërisë dhe një nga kryeministrat që i dëgjohet zëri në Europë. Shpresoj që të normalizohen marrëdhëniet. Nëse shqiptarët janë të kënaqur me rezultatin, me kandidatë të rinj që shpartallojnë ish-ministrat në zgjedhje, atëherë Mitsotakis është i kënaqur”, u shpreh Beleri.

Gjatë fushatës elektorale, Fredi Beleri u shfaq në disa takime të organizuara nga PD dhe koalicioni i drejtuar prej saj ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’, veçanërisht tubimeve në Greqi. Gjithashtu Beleri ka mbështetur aleancën e PD me PBDNJ-në e Vangjel Dules, i cili garonte në qarkun e Vlorës, si pjesë e listës së mbyllur.

Lini një Përgjigje