
Erion Braçe, deputet i PS-së, ishte ndër politikanët e parë që bëri homazhe në nderim të liderit historik të socialistëve dh eish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
I lotuar, deputeti socialist ka lënë edhe një shënim të gjatë në librin e ngushëllimeve, ndërsa ka vlerësuar Fatos Nanon për vizionin e tij.
Në një komunikim për mediat, Braçe tha se Nano iu dha mundësinë të gjithëve, edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.
“Nano i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas.
Pa i mohuar kurrkujt mundësinë për tu rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. i dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe.
Deputeti socialist ka qenë ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-kryeministrit.
Lini një Përgjigje