TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2026, 10:26

Ndarja nga jeta e ish kongresmenit amerikan Eliot Engel, Kuvendi mban 1 minutë heshtje!

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e ish kongresmenit amerikan Eliot Engel, Kuvendi mban 1

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliott Engel.

Gjatë seancës, u vlerësua roli dhe kontributi i Engel, i njohur për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj çështjes shqiptare, veçanërisht për Kosovën. Deputeti Niko Peleshi e cilësoi atë si një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës të palëkundur të interesave kombëtare.

“Eliot Engel ishte mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i fortë i çështjes sonë kombëtare. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, tha kryeparlamentari, Niko Peleshi.

Eliot Engel njihej gjerësisht për angazhimin e tij në mbështetje të shqiptarëve në rajon, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

 

 

Lini një Përgjigje