TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2026, 07:43

Nga interpelancat te zgjedhja e Kryetarit të Autoritetit të Konkurencës, çfarë ndodh sot në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Nga interpelancat te zgjedhja e Kryetarit të Autoritetit të
Kuvendi

Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare ditën e sotme, me një rend dite të ngjeshur, jo vetëm me diskutime mbi projektligjet e paraqitura, por edhe me interpelanca.

Referuar burimeve zyrtare nga Kuvendi, gjatë seancës pritet një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, të kërkuar nga Grupi Parlamentar i PD-së, për të vijuar më pas me interpelancat me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, po të kërkuar nga demokratët.

Ndërkohë dy deputetë të partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, kanë kërkuar interpelanca me Kryeministrin Edi Rama dhe zv.Kryeministren Albana Koçiu. Rama nuk pritet të jetë i disponueshëm për interpelancën, jo vetëm për faktin se do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali, por edhe për shkak se ai deri më tani ka shmangur çdo kërkesë për interpelancë, ndërsa ua ka deleguar ato ministrave.

Një nga pikat në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit është edhe zgjedhja e Kryetarit të Autoritetit të Konkurencës. Në garë janë 4 emra, ndërsa miratimi është me shumicë të thjeshtë votash.

Nga interpelancat te zgjedhja e Kryetarit të Autoritetit të

Nga interpelancat te zgjedhja e Kryetarit të Autoritetit të

Postin e Kryetarit të Autoritetit të Konkurencës e synojnë Denar Biba, i cili drejton këtë institucion, Pajtim Melani, Evis Noçka dhe Elidian Balla.

Sipas ligjit, anëtarët e Komisionit të Konkurrencës zgjidhen nga Kuvendi. Një anëtar propozohet nga Presidenti i Republikës, dy anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe dy anëtarë propozohen nga Kuvendi.

Mandati i Kryetarit të Autoritetit të Konkurencës zgjat 5 vjet, dhe sipas raportimeve, deputetët e mazhorancës pritet të rikonfirmojnë në detyrë, Denar Bibën.

 

kuvendi seanca interpelanca

Lini një Përgjigje