
Vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Ivanka Trump, ka mbërritur në Vlorë ditën e sotme, në një vizitë që po shoqërohet me masa të forta sigurie dhe protokoll të pazakontë.
Sipas “Report Tv” bëhet me dije se Ivanka Trump është akomoduar në një prej hoteleve luksoze në zonën e Ujit të Ftohtë, larg vëmendjes publike.
Ndërkohë, gjatë lëvizjeve të saj në qytet, është zbatuar një strategji sigurie e rrallë për Vlorën: ndërrimi i automjetit në çdo ndalesë.
Mësohet se kjo masë është marrë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm dhe për të mos krijuar një itinerar të parashikueshëm, duke treguar nivel të lartë sigurie dhe diskrecioni. Lëvizjet janë kryer në mënyrë të fragmentuar dhe pa paralajmërim, ndërsa çdo ndalesë është shoqëruar nga staf sigurie i specializuar.
Kryeministri Edi Rama mbërriti në Vlorë ku u takua me Ivanka Trump dhe ekipin që e shoqëronte. Ata janë filmuar në një prej restoranteve të Vlorës, duke darkuar sëbashku.
Vajza e presidentit amerikan ndodhet në Shqipëri së bashku me një grup arkitektësh dhe përfaqësues investitorësh, të cilët po shqyrtojnë mundësitë për zhvillim strategjik në zonën e Vlorës, me theks të veçantë te ishulli i Sazanit.
Race muti, race inferiore! I shohim amerikanet si zota, edhe bythen jua lepijme. Dikur me sovjetiket, me pas me kinezet tani me amerikanet!
Keshtu jame Komunistat ????