Shkarkohet Julian Hodaj
Këshilli i Ministrave ka shkarkuar nga posti i zëvendësministrit të Brendshëm Julian Hodajn.
Ky shkarkim vjen pas përplasjes me kryeministrin Edi Rama.
Kujtojmë që pak muaj më parë, Rama u kap në rrugët e Romës duke bërtitur. Thuhet se Rama po i fliste me tone të larta dhe po i kërkonte llogari pikërisht Hodajt.
Hodaj ishte edhe bashkëdrejtuesit e grupit të punës që po negocion kontratën 140 milionë dollarë për projektin e ashtuquajtur Smart City.
Njoftimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Hodaj mbante detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm prej 9 tetorit të vitit 2017.
Po të jet pak atdhetar ky Hodaj tja kpusi komët “mretit” të korrupsionit dhe të antishqiptarisë,Ed Ramës. Boje si burrat o Hodaj se do mahesh men në përjetësi.. Ishte njoni që groposi për së gjalli trradhtarin më të modh të Shqiptarisë