TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2026, 20:27

Granit Xhaka transferohet te Çelsi? Sandërlendi merr vendimin përfundimtar për mesfushorin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Granit Xhaka transferohet te Çelsi? Sandërlendi merr vendimin
Granit Xhaka

Sandërlendi nuk pritet të shesë mesfushorin Granit Xhaka gjatë merkatos së verës, pavarësisht interesimit të shfaqur nga Çelsi për shërbimet e tij.

Mesfushori shqiptar me kombësi zvicerane ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm të Sanderlendit në sezonin e kaluar, duke kontribuar në paraqitjen surprizë të skuadrës, e cila e mbylli kampionatin në vendin e shtatë dhe siguroi kualifikimin në Ligën e Europës.

Gjatë sezonit, Xhaka regjistroi 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar një gol dhe duke dhënë gjashtë asistime. Performancat e tij të mira zgjuan interesin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Sipas raportimeve të “Sky Sports News”, Çelsi paraqiti një ofertë konkrete për 32-vjeçarin në fillim të merkatos së verës, por ajo u refuzua nga drejtuesit e Sunderlandit.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se një transferim i Xhakës në "Stamford Bridge" konsiderohet tashmë shumë i pamundur. Mesfushori ka vendosur të vazhdojë karrierën te Sandërlendi, ndërsa klubi nuk është i gatshëm të heqë dorë nga një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Sandërlendi e sheh Granit Xhakën si një element kyç të projektit për sezonin e ri, ku synon të jetë konkurrues si në Premier League, ashtu edhe në garat evropiane.

granit xhaka mesfushori shqiptar çelsi sandërlend

Lini një Përgjigje