Politike 7 Shtator 2023, 17:53

“Ndryshimi i statutit, përrallë me mbret”, Korreshi: S'e njohim Bashën si kryetar të grupit parlamentar, është Bardhi

Shkruar nga Pamfleti

“Ndryshimi i statutit, përrallë me mbret”, Korreshi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka deklaruar se Lulzim Basha nuk është kryetar i grupit parlamentar të PD-së.

Në një intervistë për ‘Report Tv’, Korreshi shtoi se Basha duhet të regjistrojë fillimisht statutin e ri në gjykatë, ndërsa shtoi se si kryetar grupi njohin Gazment Bardhin.

Regjistro statutin pastaj hajde na fol për prralla me mbret. Kur ta regjistrojë në gjykatë. Unë ju referova rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. E përcakton rregullorja e Kuvendit. Gazment Bardhin e njohim sy kryetar të grupit parlamentar, ndërsa Berishën dhe Bashën si njohim si kryetar. I përkasim grupit parlamentar të PD-së. Parlamenti nuk është shprehur se është Basha. Kryesia dhe kryetari i grupit parlamentar zgjidhet nga vetë kreu i grupit parlamentar. Berisha nuk ka pasur shumicën e deputetëve prandaj se mori dot grupin parlamentar. Vjen ai bën Kuvende, po ta gëzosh Kuvendin’, tha Korreshi.

korreshi statuti