
Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, ka mbyllur fushatën në Lushnje, me një miting nga ku paralajmëroi se 11 maji do të shënojë fitoren më të bukur të socialistëve.
Rama kërkoi nga shqiptarët një votë jo mbi baza partiake, por një votë kuqezi, një votë për integrimin.
Kreu i PS tha se 3 mandate radhazi, nuk e kanë lodhur PS përkundrazi ata janë të bindur se Shqipëria do të jetë një vend që do të lulëzojë në mes të Evropës.
“Tre mandate me radhë nuk na kanë lodhur., na kanë bindur cdo ditë e më shumë se ky vend që po bëhet po lulëzon në mes të Evropës. Por dhe ne do ta bëjmë të lulëzojë. Duke i dhënë atë që i ka mungur në jetë të jetëve, dinjitetin.
Duke i dhënë flamurit të Skënderbeut, Ismail Qemalit, vendin që i ka munguar atje në oborrin e Evropës.
Duke i dhënë sot fëmijëve që nuk votojnë dot, gjënë më të madhe, atë që një prind mund ti japë fëmijës së vet, atë që s’na dhanë prindërit tanë, shpirtin evropian të mishëruar në pasaportën evropiane”, tha Rama.
Nga Lushnja, kreu socialist kujtoi dhe ish-deputetin socialist, të ndjerin Bashkim Fino, i cili ka përfaqësuar këtë qytet në Kuvendin e Shqipërisë.
“Kujtoj deputetin e Lushnjës Bashkim Finon, dhe dua të besoj se po na shikon nga lart dhe se nga ana tjetër të gjithë ju që jeni këtu, bashkë me shumë më tepër akoma që nuk janë në shesh do të jenë pa diskutim në kutitë e votimit të dielën, se bashku me ata që po dërgojnë votat nga jashtë Shqipërisë do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 majit të dalë fitorja më e bukur e PS. Ne kemi fituar në mënyrë të përsëritur në Lushnje si në Divjakë dhe kemi bërë gjithçka kemi unur me fitoret tona.
Ne nuk jemi në një ndeshje apo cikël ndeshjesh sportive. Fitorja është vetëm mjeti për të arritur qëllimet tona të përbashkëta. Ne falë punës dhe mbështetjes tuaj kemi arritur të bëjmë një transformim të madh qe nga qendra e qyteteve deri në territore ku ne së bashku ja kemi dalë”, tha ai.
Lini një Përgjigje