
Lefter Maliqi, i cili garon në listën e hapur të koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ në Qarkun e Beratit, parashikon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, jo vetëm në këtë qark, por edhe në rang vendi.
Në një intervistë për Ora News, Maliqi tha se opozita e bashkuar do të fitojë më shumë se 71 mandate në 11 maj.
“Jemi më të motivuar për një fitore surprizë në Berat. Kemi pasur kontakte të përhershme, qysh kur unë isha kandidat për Kuçovën dhe me manipulim dhe një betejë ligjore që vazhdon ende, kjo bashki u grabit nga ana e socialistëve”, tha ai.
Sipas Maliqit, në qarkun e Beratit, koalicioni opozitar i drejtuar nga Sali Berisha, do të dalë forcë e parë me 4 mandate, nga 7 që ka ky qark.
“Ne do të dalim forcë e parë dhe kemi bindjen se do të dalim 4:3, një fitore surprizë për herë të parë në qarkun e Beratit. Opozita e bashkuar i kalon 71 mandate. Nuk diskutohet që do të marrim më shumë sesa 71 mandate, duke filluar nga Tirana”, tha ai.
Lini një Përgjigje