
Kreu demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj nga një takim elektoral në Tiranë, batutave të Kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit burrat që votojnë PD-në janë çyrykë.
“Të injorojmë, të përçojmë propagandën e turpshme, bajate me të cilën ai del. Njeriu që 12 vite i katandisi shqiptarët, qytetarë me rroga më të ulëta dhe çmime më të larta. Njeriu që ka 130 milionë euro varrin e një inceneratori që nuk ekziston sepse paratë i ka marrë vetë me bandën e tij.
Njeriu që përzuri një televizion se nuk duronte kritikat, njëlloj si i ati që varte në litar disidentët.
Dhe tani ne paguajmë 120 mln euro Beketit se e përzuri. Njeriu që kalon nga takimi në takim, me një gjuhë banale, me një gjuhë vulgare dhe që beson se duke veçuar nënat, motrat, zonjat do mundë tu shesë batutat e tij bajate, të turpshme.
Tregon atë mendësi, tregon atë mendësi të vjetër, të tejkaluar, tregon atë ndarje të tmerrshem që ka me qytetarët. Beson se mund ti përdorë qytetarët, gratë, motrat, vajzat, nënat tona, për interesa elektorale duke ua sharë burrat, duke ua sharë djemtë, baballarët e fëmijëve. Batuta bajate të kohës së socializmit që tregojnë të gjithë mendësinë e tij të urrejtjes ndaj qytetarit, ndaj njeriut.
Po, po i urren.
Ti ata i ke miza, i ke qenie inferiore, ti ata i ke qenie që i përçmon, dhe nuk çan kokën fare, se fatin e tyre e pëson edhe tjetri që vjen mbrapa.
Shifni në televizor, shifni ministre të vendeve të tjera, ministra. Ju kapin sytë kund njerëz të stolisur me flori dhe diamante si këta. Ju kapin sytë kund.
Gjeni kund një kryeministër të hapë shishen e verës, 33 mijë euro.
Kurrë nuk ndodh, ua them unë. Edhe po të ketë mundësi, ai nuk e bën, sepse s’mund ta blejë me para të shtetit dhe nuk mund ta pranojë as dhuratë.
Nuk pranohet dhurata 33 mijë euro. Ta kthejnë në çdo qeveri të botës. Të thotë jo, nuk mundet, nuk më lejon kodi etik. Kurse ky nuk ka asnjë kufi. Nuk ka asnjë respekt për ju.
Nuk ka asnjë respekt për qytetarin. Asnjë respekt për nënat, motrat. Asnjë respekt për fëmijët.
Ndaj dhe ju ftoj me 11 maj të gjithë 1-sha. Ne jemi 1-sha”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje